Pas situatës me motin e keq në vend, ARRSH ka dalë me një njoftim zyrtar ku bën me dije se në të gjitha akset kombëtare nuk ka probleme me qarkullimin rrugor.
Në të thuhet se aksi Kukës- Pukë i cili kishte probleme është pastruar dhe rruga është e kalueshme pa zinxhirë.
Gjithashtu nga ana tjetër vijon puna për mirëmbajtjen e akseve Kuben-Vasije, Kukës-Krumë, Peshkopo- Qafë Drajë dhe Berat- Çorovodë.
NJOFTIMI NGA ARRSH
?Në aksin Kukës-Pukë është bërë pastrimi i plotë ?dhe rruga është e kalueshme dhe pa zinxhirë ?
?Vazhdon puna për mirëmbajtjen rutinë ? në aksin Kuben-Vasije, Kukës-Krum, Peshkopi-Qafë Drajë, Berat- Çorovodë ?
⚠️Ditë e natë në gadishmëri për çdo situatë.
Nuk ka probleme me qarkullimin në të gjitha akset kombëtare ?
#ARRSH #MIE