• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Darka e fundit” në Dubai

nga Fast News
5 years më parë
në Aktualitet
0
“Darka e fundit” në Dubai
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Nga Andi Bushati

Qeveria Rama u gjend papritmas e përmbytur nga një video disa sekondëshe dhe një buqetë fotosh të nxjerra prej saj, ku shfaqej njëri prej biznesmenëve më të mëdhenj në vend, në shoqërinë e dy ministrave dhe eksponentëve të rëndësishëm të rilindjes.

Gjithçka dukej sikur ishte përgatitur për të bërë zhurmë: Vendodhoja Dubai. Restoranti: ai i Nusretit të famshëm. Periudha: në kulmin e përmbytjeve. Konteksti: biznesmenë e politikanë që festojnë së bashku në kulmin e akuzave, kur ky kabinet po akuzohet gjithandej si qeveria e oligarkëve.

Ky koktej molotov ishte i mjaftueshëm për ti vënë flakën rrjeteve sociale. Dhe në këtë kuptim kjo është një ngjarje nga ato të cilat mbahen shënim në historinë e një vendi.

Sepse ndonëse asnjë nga mediat e mëdha, apo më pak të tilla, nuk foli për këtë ngjarje, qeveria u mundua të japë shpjegime. Ajo sqaroi me anë të një komunikimi se të ftuarit ishin aty për punë, në kuadrin e një projekti rindërtimi, ndërsa vetë Rama, mori mundimin të përgjigjej në Facebook se ministrat e tij e kishin të ndaluar të shkonin me pushime jashtë, ndaj kjo përrallë me “gjellë pasanikësh” ishte e pavlerë.

Në fakt alibia e qeverisë ishte pak bindëse. Në pamje dukej qartë se festa ishte organizuar nga biznesmeni Samir Mane, dhe ministrat Ahmetaj, Balluku, apo zyrtarë si Mazniku dhe Fuga kishin pak lidhje me njëri tjetrin.

Çdo mendje normale e ka të pamundur të përtypë se ata gjendeshin së bashkë duke punuar për rindërtimin. Fjala vjen, ç’lidhje ka zëdhënësi i kryeministrit me këtë proces? Apo për të shoqëruar gazetarët e tv-ve që gjendeshin në Dubai dhe që u informuan gjithashtu për këtë festë nga facebook-istat e Tiranës?

Në këtë kuptim, alibitë e zyrës së propagandës qeverisë nuk kanë asnjë vlerë.

Për faktin e thjeshtë se ato nuk arrijnë të bindin askënd. Jo sepse pretendimi që thotë kryeministria nuk mund të mos jetë i vërtetë. Jo sepse ministrat mund të mos kenë qenë vërtet të ftuar për punë.

Por, për një arsye krejt tjetër që e kapërcen fabulën e një feste në një restorant të famshëm të emirateve.

Ato pak sekonda që u përhapën me shpejtësi rrufeje në rrjet, që u transformuan në dhjetëra meme, që u meshën me audion e zërit të Reshat Arbanës, që gumëzhinë me mijëra komente dhe që e detyruan kryeministrin të prishte të dielën për tu përgjigjur, qenë tejet simbolike.

Ato qenë dëshmia e asaj që mendojnë të gjithë, lidhjeve okulte mes biznesit dhe politikës. Ato qenë prova e moskokëçarjes apo indiferencës së “shërbëtorëve” tanë ndaj fatkeqësisë së një vendi të përmbytur nga ujërat.

Mënyra se si ato u përhapën, forca më të cilën ato u ripostuan, ishte një tregues i qartë se realiteti që perceptojnë shqiptarët nuk është as ai që i kumton qeveria mes kronikave të përgatitura, as temat për të cilat zgjedhin ti “informojnë” mediat.

Prandaj qeveria, vendosi të lëshojë sqarim publik dhe Kryeministri të reagojë personalisht. Ata kuptuan se sado që të kesh nën kontroll gjithë kastën, mjaftojnë disa sekonda imazhe që gjithë propaganda të bëhet shkrumb e hi.

Në këtë kuptim, ajo që ndodhi në Dubai me Rilindjen është e ngjashme me historinë e vallëzimit të Nanos dhe Xhoanës në një buzuk grek, kur vendi ishte në zi kombëtare.

Atëhere, ish-kryeministri nuk i kishte nën kontroll gjithë mediat e mëdha dhe mjaftoi një kronikë në një TV kombëtar, që imazhi i tij të shembej.

Sot Edi Rama i ka vënë në thundër të gjitha ekranet, por fatmirësisht jetojmë në kohën e rrjeteve sociale. Dhe për Dubain shpërthyen si rrallëherë ato. Jo thjesht se u konsumua një darkë te Nusreti, por mbi të gjitha si revoltë, kundërshtim dhe neveri për fabulën që u tregohet nga kasta. / lapsi.al

Pas

Gëzim në familjen e ministrit/ Arben Ahmetaj bëhet baba për herë të tretë, vjen në jetë vajza

Para

Nuk iki nga Shqipëria, se s’kam ku të shkoj dhe nuk ma mban t’ia nis nga larja e pjatave tani!

Para
Nuk iki nga Shqipëria, se s’kam ku të shkoj dhe nuk ma mban t’ia nis nga larja e pjatave tani!

Nuk iki nga Shqipëria, se s’kam ku të shkoj dhe nuk ma mban t’ia nis nga larja e pjatave tani!

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Rritet fatura e pensioneve, mbi 2 miliardë euro në 2026 për të moshuarit! Problem, skema deficitare

Rritet fatura e pensioneve, mbi 2 miliardë euro në 2026 për të moshuarit! Problem, skema deficitare

nga Fast News
21:14 | 13/09/2025
0

Emigracioni po zbraz vendin, shndërrohet në një fenomen kronik! BE dha 154 mijë leje qëndrimi në 2023-2024, një pjesë e madhe e të ikurve me kontrata pune

Emigracioni po zbraz vendin, shndërrohet në një fenomen kronik! BE dha 154 mijë leje qëndrimi në 2023-2024, një pjesë e madhe e të ikurve me kontrata pune

nga Fast News
11:29 | 13/09/2025
0

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

nga Fast News
12:16 | 12/09/2025
0

Kryesisht nga fëmijët në Greqi e Itali, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor

Kryesisht nga fëmijët në Greqi e Itali, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor

nga Fast News
09:00 | 12/09/2025
0

Recent News

Rritet fatura e pensioneve, mbi 2 miliardë euro në 2026 për të moshuarit! Problem, skema deficitare

Rritet fatura e pensioneve, mbi 2 miliardë euro në 2026 për të moshuarit! Problem, skema deficitare

21:14 | 13/09/2025
Emigracioni po zbraz vendin, shndërrohet në një fenomen kronik! BE dha 154 mijë leje qëndrimi në 2023-2024, një pjesë e madhe e të ikurve me kontrata pune

Emigracioni po zbraz vendin, shndërrohet në një fenomen kronik! BE dha 154 mijë leje qëndrimi në 2023-2024, një pjesë e madhe e të ikurve me kontrata pune

11:29 | 13/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar