Ditën e sotme Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë të pandryshuar vendimin e Shkallës së Parë për dërgimin në gjyq të dosjes ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, por ka rivendosur pasuritë e tij nën sekuestro.
Kështu, mësohet se Apeli ka vleresuar të drejtë verdiktin e Gjykatës së Posaçme për kalimin e dosjes në gjykim për akuzën e “fshehjes dhe mosdeklarimit të pasurisë”
Por, përsa i përket pasurisë së ish-numrit një të akuzës në vend, ka ndryshuar qendrim.
Sipas Apelit, vendimi i Shkallës së Parë që liroi pasuritë e Llallës nga sekuestro duhet të ndryshohet.
Ky vendim për “ngrirje” të pasurive të Llallës është i dyti në radhë. Pas kalimit të dosjes së tij në gjyq, Gjykata e Posaçme risekuestroi pasuritë e tij në zbatim të ligjit anti-mafia.