Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un, ka thënë se SHBA është “armiku më i madh” i vendit të tij dhe se ai nuk pret që Uashingtoni të ndryshojë politikën e tij ndaj Pyongyang – kushdo që është president.
Duke iu drejtuar një kongresi të Partisë, Kim gjithashtu u zotua të zgjerojë arsenalin dhe potencialin ushtarak të armëve bërthamore të Koresë së Veriut. Ai tha se planet për një nëndetëse bërthamore ishin pothuajse të plota.
Komentet e tij vijnë ndërsa Presidenti i zgjedhur i SHBA Joe Biden përgatitet të marrë detyrën. Analistët sugjerojnë se vërejtjet e Kim janë një përpjekje për të ushtruar presion mbi qeverinë e ardhshme, me Biden të vendosur të betohet në 20 Janar.
Kim tha se Pyongyang (kryeqytet i Koresë së Veriut) nuk kishte ndërmend të përdorte armët e saj bërthamore nëse “forcat armiqësore” nuk po planifikonin t’i përdorin ato më parë kundër Koresë së Veriut