Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë u shënuan 7 viktima nga C OVID19.
Në komunikimin e përditshëm zyrtar, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se më i riu nga personat që kanë humbur jetën si pasojë e virusit është një 21-vjeçar.
Ai ishte nga Durrësi dhe mësohet se vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.
“Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjèkëve 7 qytetarë të tjerë nuk e kanë fituar bètejën me C ovid19: 2 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Tropoja, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Pogradeci, 1 qytetar nga Elbasani, të moshave 21-77 vjeç”, njofton MSH.
Po gjatë këtyre orëve, është shënuar një shifër e lartë rastesh të reja. Nga 3927 testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë 673 qytetarë:
238 raste në Tiranë, 44 në Durrës, 38 në Vlorë, 28 në Shkodër, 23 në Lushnje, 20 në Lezhë, 19 në Mat, 18 në Berat, 17 në Sarandë, nga 16 raste në Kurbin, Korçë, nga 15 raste në Elbasan, Kamëz, 13 në Fier, nga 12 raste në Krujë, Kavajë, 11 në Kukës, nga 8 raste në Librazhd, Bulqizë, nga 7 raste në Pukë, Mirditë, Gramsh, 6 në Peqin, nga 5 raste Vau i Dejës, Dibër, Malësi e Madhe, Klos, Skrapar, Cerrik, nga 4 raste në Rrogozhinë, Mallakastër, Tepelenë, Shijak, Patos, nga 3 raste në Gjirokastër, Pogradec, Përmet, Delvinë, Vorë, nga 2 raste në Fushë Arrëz, Konispol, nga 1 rast në Has, Divjakë, Roskovec, Himarë, Kuçovë, Poliçan,
Në 24 orët e fundit janë shëruar 436 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 36,971 që nga fillimi i epidemisë. Sa i përket situatës në 4 spitalet C ovid, aktualisht po trajtohen 260 pacíentë, 29 në terapi intensive nga të cilët 6 pacíentë janë të intubuar.