Policia belge ka marrë alarmin për një vjedhje në Riemst, autorët e së cilës ishin një grup shqiptarësh. Ishin pronarët e banesës që njoftuan policinë pasi panë një makinë të dyshimtë duke u larguar.
Policia arriti të arrestojë tre shqiptarët falë kërkimeve me helikopter dhe qen nuhatës, por njëri prej tyre vijoi të qëndronte në arrati.
Banda u kap rreth orës 7 pasdite kur ata u përpoqën të hynin në Bilzersteenweg me makinën e tyre.
“Ne u kthyem për të ndjekur automjetin që po ikte. Makina lëvizi drejt Grote-Spouëen. Në Rosmeer, shoferi humbi kontrollin e timonit. Makina u ndal në portën e një shtëpie, ndërsa katër personat që ishin në mjet, ikën në këmbë“, thanë zyrtarë të policisë lokale.
Banda shqiptare dyshohet se mund të jetë e lidhur me vjedhje të ndryshme në të gjithë zonën.