Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Portugali.
Vetëm dy ditë pasi bëri vaksinën Pfizer, një punonjëse e kujdesit shëndetësor ka ndërruar jetë.
Ajo quhet Sonia Acevedo, dhe ishte 41 vjeç.
Gruaja raportohet të ketë humbur jetën ditën e parë të vitit 2021.
Sipas mediave vendase autopsia për të parë shkakun e vdekjes do të bëhet nesër.
Nëna e dy fëmijëve ka punuar në pediatri në Institutin Portugez të Onkologjisë në Porto.
Nga ana tjetër mediat bëjnë me dije se ajo nuk ka patur asnjë efekt anësor pasi ka bërë vaksinën anti- C OVID19.
“Në lidhje me vdekjen e papritur të një ndihmësi operativ nga IPO në Porto më 1 janar 2021, Bordi i Drejtorëve konfirmon ngjarjen dhe shpreh keqardhje të sinqertë për familjen dhe miqtë. Kjo humbje ndihet edhe këtu. Shpjegimi i shkakut të vdekjes do të ndjekë procedurat e zakonshme për këto rrethana”,- tha Instituti Portugez i Onkologjisë në një deklaratë zyrtare.