• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Ç’do ndodhë me Co vid-19? Zbulohen disa nga parashikimet për vitin 2021

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Aktualitet, Bota
0
“Mos qëndroni më afër se 6 metra!”, vjen paralajmërimi tronditës i ekspertëve, çfarë po ndodh me virusin
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Një vit më parë, një pandemi globale ishte në ekranin e “radarëve” të parashikuesve të “Financial Times” apo dikujt tjetër. Por pandemia dëshmoi tra gjikisht të ishte ngjarja përcaktuese e vitit 2020, dhe që me siguri do të dominojë edhe vitin 2021. Analistët e gazetës janë përpjekur t’i japin përgjigje pikëpyetjeve kryesore mbi atë që pritet apo mund të ndodhë përgjatë vitit që po vjen.

A do t’i japë OBSH fund emergjencës së shëndetit publik për shkak të Covid-19?

Jo. Organizata Botërore e Shëndetësisë e quajti Covid-19 një Emergjencë të Shëndetit Publik me Përmasa Ndërkombëtare, pra niveli më i lartë i alarmit që më 30 janar kur kishte më pak se 100 raste dhe asnjë të vdekur jashtë Kinës. Do të ishte një triumf i jashtëzakonshëm për shkencën, mjekësinë dhe politikën globale nëse pandemia do të shpallej e përfunduar para fundit të vitit 2021.

Por gjithçka do të duhej të shkonte siç duhej, nga fushatat e vaksinimit tek masat e vazhdueshme të distancimit social. Aktualisht vdekjet nga Covid-19 po shkojnë në rreth 10.000 në ditë. Është gati e sigurt se numri i viktimave do të jetë shumë më i ulët deri në dhjetorin e vitit që vjen, por jo aq i ulët sa t’i japë zyrtarisht fund pandemisë. Clive Cookson

A do të vaksinohet shumica e popullsisë së rritur në botë, 5 miliardë gjithsej?

Jo. Ndërsa qeveritë dhe ekspertët e shëndetësisë janë të vetëdijshëm që vetëm përhapja e suksesshme globale e vaksinës, do të ndalojë përhapjen e Covid-19, shkalla e mbulimit duket se do të bëhet një tjetër mollë sherri midis vendeve të pasura dhe atyre të varfra.

Në fakt, janë duke u bërë përpjekje për t`a mbyllur këtë hendek. COVAX, nisma globale për qasje të barabartë tek vaksina, ka marrëveshje për të siguruar gati 2 miliardë doza. Por vështirësitë logjistike dhe mungesat e mundshme të financimit, nënkuptojnë se disa vende

në nevojë do t`a ketë të vështirë të zbatojë programe të vaksinimit në masë. Edhe në Britani dhe SHB, hezitimi ndaj vaksinave – një nga sfidat kryesore të vitit 2021 – do ta zbehë përpjekjet për të siguruar mbrojtjen e shumicës së qytetarëve. Sarah Neville

A do të ketë në Skoci një referendum për pavarësi nga Britania e Madhe?

Jo, të paktën jo vitin e ardhshëm. Por do të ketë një krizë kushtetuese, në rast se siç ka të ngjarë të ndodhë, Partia Kombëtare Skoceze (SNP) fiton shumicë në zgjedhjet parlamentare, duke nxitur kërkesat për një referendum të ri. Vetëm Ëestminster mund të lejojë një referendum të ligjshëm dhe Boris Johnson në fillim do të refuzojë.

Duke pasur parasysh dëshirën për t’u ribashkuar me BE, drejtuesja e SNP Nicola Sturgeon po i reziston kërkesave për të mbajtur një referendum të paligjshëm. Ndaj,një nga historitë e mëdha të vitit 2021, do të jetë përpjekja e saj për të grumbulluar presionin e duhur politik për mbajtjen e një referendumi të ri për pavarësi në2-3 vitet e ardhshme. Robert Shrimsley

A do të jetë Joe Biden një president i dobët?

Jo. Biden do t`a ketë të vështirë të miratojë reforma të mëdha nëse Senati do të vazhdojë të kontrollohet nga republikanët. Por nga ana tjetër,ai do të ketë mjaftueshëm hapësirë ??për të vepruar në politikën e jashtme dhe përmes urdhrave ekzekutivë, si ribashkimi në Marrëveshjen e Parisit mbi ndryshimin e klimës, përfundimi i ndërtimit të murit në kufirin SHBA-Meksikë, dhe pasja e një politike koherente federale për të menaxhuar pandeminë e Covid-19. Nëse është me fat, Biden do të tërheqë disa vota të republikanëve, që do t’i duheshin për të nxitur stimulin ekonomik prej 2 trilionë dollarësh për “të ndërtuar më mirë”. Por mos e merrni si të sigurt këtë të fundit. Ed Luce

A do të arrijnë SHBA-ja dhe Kina një marrëveshje tregtare midis tyre?

Jo. Ndërsa bota do të shohë një ton shumë më pajtues midis administratës së ardhshme të Biden dhe Pekinit, asnjë nga mosmarrëveshjet themelore midis dy vendeve – nga shkeljet e rregullores së OBT-së nga Kina, deri tek rregullat për Big Tech dhe ekonominë dixhitale – nuk ka të ngjarë që të zgjidhet vitin e ardhshëm.

Biden nuk ka luksin të jetë i butë më Kinën, për shkak të frikës së humbjes së mbështetjes së shteteve të lëkundura para zgjedhjeve të mesit të mandatit. Dhe Kina nën Presidentin Xi Jinping, ka njoftuar se dëshiron të jetë e pavarur nga teknologjia dhe zinxhirët e furnizimit amerikan deri në vitin 2035. Problemi “një botë, dy sisteme” do vazhdojë të mbizotërojë. Rana Foroohar

A do t’i ribashkohet SHBA-ja marrëveshjes bërthamore të Iranit të vitit 2015?

Po. Presidenti i zgjedhur Joe Biden thotë se Uashingtoni do t`i bashkohet sërish marrëveshjes, në rast se Irani i kthehet “respektimit të plotë të saj”. Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani thotë se Teherani do t`a zvogëlojë aktivitetin e tij bërthamor në përputhje me marrëveshjen, vetëm nëse hiqen sanksionet e SHBA-së.

Që të dyja vendet kanë motive politik për t`a realizuar atë. Rouhani ishte një arkitekt i marrëveshjes, dhe fati i saj do të përcaktojë edhe trashëgiminë e tij politike. Shumë ekspertë në ekipin e zotit Biden që e negociuan marrëveshjen dikur, do të duan ta rrëzojnë vendimin e Donald Trumpit për ta braktisur atë. Por rrugës ka shumë pengesa të mundshme. Dhe nëse një ekstremist fiton zgjedhjet presidenciale të Iranit në qershorin e vitit 2021 – siç në fakt pritet-kjo çështje do të ishte edhe më e ndërlikuar.

Pas

Një tjetër humbje e madhe, ndahet nga jeta aktori i njohur shqiptar

Para

“Dhimbje e madhe”/ Humb jetën tragjikisht futbollisti i njohur 23-vjeçar

Para
“Dhimbje e madhe”/ Humb jetën tragjikisht futbollisti i njohur 23-vjeçar

“Dhimbje e madhe”/ Humb jetën tragjikisht futbollisti i njohur 23-vjeçar

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

nga Fast News
09:41 | 17/09/2025
0

Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

nga Fast News
09:33 | 17/09/2025
0

Paga reale bruto vlen sot 130 euro më pak se në 2020-n; Zhvlerësimi nga rritja e çmimeve

Paga reale bruto vlen sot 130 euro më pak se në 2020-n; Zhvlerësimi nga rritja e çmimeve

nga Fast News
09:24 | 17/09/2025
0

A janë njerëzit e stresuar më inteligjentë?

A janë njerëzit e stresuar më inteligjentë?

nga Fast News
09:18 | 17/09/2025
0

Recent News

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

09:41 | 17/09/2025
Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

09:33 | 17/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar