Dy moderatoret Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu janë mikesha të ngushta prej vitesh.
Ato zgjedhin të ndajnë shpesh në rrjetet sociale momente ku shfaqen bashkë dhe kanë treguar se shoqëria e tyre është shumë e fortë dhe jashtë ekranit.
Së fundmi Arbana dhe Xhemi kanë vendosur të takohen për herë të parë për vitin 2021.
Por njëkohësisht, ato kanë treguar dhe sherrin e parë.
Xhemi ka zbuluar se si çdo herë, Arbana vonohet në takime dhe kjo ka qenë arsyeja pse janë zënë.
BISEDA NE RRJETET SOCIALE:
Arbana: Kafja e parë për 2021.
Xhemi: Edhe sherri i parë për 2021, por nuk do ta tregojë.
Arbana :Sherr kot. A zihet njeriu pse vonohesh?
Xhemi: Sigurisht që zihet njeriu pse vonohesh se shkoj në parkim, paguaj parkim kot dhe duhet të dal nga parkimi se kjo nuk erdhi kurrë.
Arbana: T’i paguaj dikush ju lutem Xhemit parkimin.
Xhemi: Dhe jo vetëm.