Në ditën e fundit të 2020 ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu së bashku me mjekët kanë uruar shqiptarët për Vitin e Ri.
Gjatë pamjeve me video, bluzat e bardha shfaqen një e nga një, teksa urojnë për një vit të mbarë dhe të shëndetshëm.
“Me urimet e mjekëve dhe infermierëve në vijën e parë të betejës me virusin e rrezikshëm, që këtë vit të vështirë na kanë dhënë një shembull të pashoq sakrifice e devotshmërie, ju uroj të gjithë shqiptarëve, një Vit të Ri të mbarë e të shëndetshëm,” shkruan Manastirliu krahas postimit të saj.