• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Serbia shpërndan ilegalisht vaksinën anti-virus në Kosovë, vjen reagimi me urgjencë nga BE

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Të gjitha
0
Serbia shpërndan ilegalisht vaksinën anti-virus në Kosovë, vjen reagimi me urgjencë nga BE
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Bashkimi Evropian thotë se janë duke i ndjekur zhvillimet mbi shpërndarjen e vaksinës kundër COVID-19 në veriun e Kosovës nga qeveria e Serbisë. Autoritetet kosovare thonë se ato nuk kanë hyre me dijen të tyre dhe në rrugë legale. Një zëdhënës i BE’së i tha Gazetës Express se Kosova dhe Serbia duhet të bashkëpunojnë bazuar në marrëveshjet e dialogut për lëvizjen e mallërave.

Qeveria e Serbisë para tre ditësh i ka shpërndarë edhe në veriun e Kosovës disa vaksina kundër COVID-19, të kompanisë Pfizer/BioNTech.

Zyrtari i BE-së bëri me dije se janë duke ndjekur zhvillimet në lidhje me shpërndarjen e vaksinës anti-COVID-19 në veriun e Kosovës.

“Jemi duke i ndjekur dhe duke i shikuar zhvillimet e raportuara në lidhje me shpërndarjen e vaksinës për COVID-19”, tha ai.

Ky zëdhënëns i BE’së shtoi se Kosova dhe Serbia duhet të jenë në vijë me marrëveshjet e arritura në dialog për lëvizjen e mallrave.

“Autoritetet në Serbi dhe në Kosovë duhet të bashkëpunojnë ngushtë në vijë me marrëveshjet përkatëse të dialogut për lëvizjen e mallërave dhe certifikimin e produkteve farmaceutike”, tha tutje zëdhënësi i Bashkimit Evropian

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq deklaroi të premten se në veri të Kosovës ka filluar vaksinimi kundër koronavirusit, me vaksinën e kompanive Pfizer/BioNTech, e cila para disa ditëve ka arritur në Serbi.

“Vaksinimi ka filluar në Leposaviq. Sot do të arrijë edhe në Mitrovicë. Kjo vaksinë është për personat mbi moshën 75-vjeçare. T’i ruajmë së pari ata, e më pas edhe të tjerët”, ka deklaruar Vuçiq të premten në aeroportin ushtarak në Batajnicë më 25 dhjetor.

Shpërndarjen e këtyre vaksinave, shefi i qeverisë, Avdullah Hoti e ka cilësuar si kontrabandë të Serbisë.

“Qeveria e Republikës së Kosovës njofton opinionin se në bazë të informatave nga Dogana dhe nga Policia Kufitare, nuk ka të dhëna se në rrugë zyrtare – legale, në territorin e Kosovës kanë hyrë vaksinat kundër Covid-19, për të cilat është thënë se u janë shpërndarë qytetarëve në veri të vendit. Nëse, këto vaksina kanë hyrë në Kosovës përmes rrugëve ilegale, atëherë institucionet e Kosovës do të ndërmarrin masat e nevojshme ligjore ndaj personave të përfshirë në këtë aktivitet ilegal, kontrabandim me barëra”, ka thënë Hoti të shtunën.

Drejtori i të ashtuquajturës zyrë serbe për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq tha se reagimet që janë bërë në Kosovë pas fillimit të vaksinimit në veri të vendit janë vetëm sulme që po bëhen gjatë fushatës elektorale

“Ne jemi mësuar që Serbia të jetë shënjestra kryesore e sulmeve gjatë çdo fushate elektorale në Prishtinë, por ambiciet politike të askujt nuk duhet të jenë mbi shëndetin dhe jetën e njerëzve,” tha drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në Qeverinë e Serbisë.

Petkoviq ka përmendur edhe 1 mijë testet që janë dërguar në Kosovë në fillim të pandemisë.

“Koronavirusi nuk e njeh origjinën etnike të dikujt, gjë që kuptohet mirë nga Serbia, e cila, me rekomandimin e Presidentit Aleksandar Vučić, po përpiqet të sigurojë vaksina të mjaftueshme për komunitetet e tjera në Kosovë, pasi ne i dhuruam 1.000 teste PCR Institutit të Shëndetit Publik në Prishtinë. Kemi detyrim që të sigurojmë sasi të mjaftueshme të vaksinave për të gjithë qytetarët, pa përjashtim,” tha Petkoviq tutje.

Pas

“Jemi gati të sjellim “SPUTNIK V” në Shqipëri”/ Fuga u ankua tek BE-ja për vaksinën, Rusia i bën ofertën (Foto)

Para

“Me bombolën e gazit dhe gërshërët në dorë”/ Policia zbulon detajet, si “i kërcënoi” i 28-vjeçari efektivët e FNSH-së

Para
Në mes të Tiranës/ Shpërthen në flakë makina në ecje, policia jep detajet për ngjarjen

“Me bombolën e gazit dhe gërshërët në dorë”/ Policia zbulon detajet, si “i kërcënoi” i 28-vjeçari efektivët e FNSH-së

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

nga Fast News
17:25 | 15/09/2025
0

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

nga Fast News
17:23 | 15/09/2025
0

Presidenti Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”, po Diellën?

Presidenti Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”, po Diellën?

nga Fast News
17:17 | 15/09/2025
0

Si ta fitoni besimin e partnerëve në biznes

Si ta fitoni besimin e partnerëve në biznes

nga Fast News
17:14 | 15/09/2025
0

Recent News

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

17:25 | 15/09/2025
PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

17:23 | 15/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar