Ditën e sotme nënkryetari i LSI Petrit Vasili ka deklaruar se zbulimi,hetimi dhe dënimi i tradhëtisë së Ramës me detin është një mision pa kompromis kushtetues, shtetëror dhe historik.
Vasili shtron disa pyetje për kreun e qeverisë me anë të një reagimi të fortë, pasi sipas tij ai ka shitur detin e Shqipërisë.
REAGIMI I PLOTE I PETRIT VASILIT
Zbulimi, hetimi dhe denimi i tradhetise se Rames me detin, mision pa kompromis kushtetues, shteteror dhe historik!
Ajo qe pritej dhe qe ne e paralajmeruam qarte gjate veres se ketij viti ndodhi dhe Rama e shiti detin e Shqiperise.
Deklarimet e Rames ne veren e ketij viti dhe pasiviteti i tij i qellimshem, qe mbeshtesnin veprimet e njeanshme te Greqise per 12 miljet ishin qartesisht qendrime, qe tradhetonin interesat legjitime dhe te patjetersueshme territoriale te Shqiperise.
Edhe filimi i negocimeve per nje marreveshje te re per kufirin detar me Greqine disa vjet me pare ishte nje proces i erret, jo trasparent, per te cilin nuk eshte bere publik asnje qendrim perfundimtar.
Dhe pyetjet e detyrueshme per pergjigje ndaj te gjithe shqiptareve jane:
1.Negociatat e filluara per kufirin detar me Greqine a perfunduan?
2.Ne se negociatat jane nderprere cilat jane arsyet parimore te pazgjidhshme?
3.A ka qene Vendimi i Gjykates Kushtetuese linja udheqese e qendrimit ne negociatat per marreveshjen e kufirit detar me Greqine?
4.A ka pasur pala greke gjate negociatave teme te diskutimit zgjerimin me 12 milje.
5.Pas deklarimeve te Greqise per zgjerimin me 12 milje ne veren e ketij viti a u mblodh grupi negociator shqiptar per percaktuar qendrimin dhe vendimin lidhur me vazhdimin e negociatave?
Paragrafi i parë të nenit 15-të, të Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtën e Detit (UNCLOS), percakton: “Kur brigjet e dy shteteve janë të kundërta, ose ngjitur me njëra-tjetrën, asnjëri nga të dy shtetet nuk ka të drejtë, duke mos arritur marrëveshjen midis tyre në të kundërt, të zgjasë detin e tij territorial përtej vijës mesatare, çdo pikë e së cilës është e barabartë nga pikat më të afërta në pikat bazë nga të cilat matet gjërësia e deteve territoriale të secilit prej dy shteteve. Dispozita e mësipërme nuk zbatohet, megjithatë, kur është e nevojshme për shkak të titullit historik ose rrethanave të tjera të veçanta për të kufizuar detet terrritoriale të dy shteteve në një mënyrë që është në ndryshim prej tyre”.
Pyetjet e pakapercyeshme ndaj Edi Rames prej gjithe shqiptareve jane:
1.Cfare interesi te erret fsheh dhe kush ja ka lidhur gojen dhe duart Kryeministrit, qe nuk ben trasparencen e situates lidhur me negociatat per marreveshjen e kufirit detar me Greqine?
2.Ne se marreveshje nuk pati, cilat ishin shkaqet qe ajo u prish?
2.Perse Kryeministri nuk veproi dhe nuk reagoi pas deklaratave te qeverise Greke per zgjerimin me 12 milje, por zgjodhi pasivitetin e qellimshem, qe u hapte rrugen veprimeve te njeanshme te Greqise kunder interesave te Shqiperise?
I gjithe qendrimi dhe veprimi i Edi Rames si kryeminister ka qene qartazi nje veprim qe tradhetonte interesat e vendit dhe strategjia e mungeses absolute te trasparences, pasiviteti e mosveprimi i qellimshem i tij i ka minuar shume rende siaskush tjeter interesat e vendit.
Eshte e qarte se ketu nuk kemi te bejme me papergjegjshmeri te Edi Rames, por me nje strategji te miremenduar, qe shet interesat e Shqiperise dhe qe perben nje tradheti kombetare te qarte dhe pa ekuivok.
Zbulimi, hetimi dhe denimi i kesaj tradhetie eshte nje detyrim shteteror kushtetues si dhe do te ishte nje mesim historik per kedo, qe do te guxonte te prekte qofte edhe nje therrime interesat e Shqiperise.