Gazetari i CNN Andrew Kaczynski dhe gruaja e tij, reporterja e Ëall Street Journal, Rachel Louise Ensign, po vajtojnë për hu mbjen e vajzës së tyre 9-muajshe, Francesca. Ajo vd ïq në prag të Krishtlindjes, tha Kaczynski në një cicërimë në Twitter, pas një beteje disa mujore me káncerin.
“Ne jemi zemërth yer që duhet të njoftojmë se vajza jonë e bukur Francesca vdïq natën e kaluar në krahët e mamasë dhe babait të saj,” shkroi ai në Twitter. “Do të ketë gjithmonë një boshllëk i madh në zemrat tona për të. Ne jemi shumë mirënjohës që kemi njohur dashurinë e saj. Francesca të duam ”. Në shtator, Kaczynski njoftoi se fëmija i tyre ishte diagnostikuar me një “tumor të trurit jashtëzakonisht i rrallë dhe shumë ag resiv”.
Në muajt që pasuan, ai vazhdoi të njoftonte fansat dhe ndjekësit për gjendjen e vajzës së tij. Ajo bëri një ndërhyrje kirurgjikale në tru dhe javët e fundit, një infeksion mykotik që buronte nga një ndërlikim me kimioterapinë e saj, e përkeqësoi gjendjen dhe bëri që të shtrohej në terapi intesive.
Në prag të Krishtlindjes, Kaczynski shkroi në Twitter duke kërkuar lutje dhe “shpresë për një mrekulli të Krishtlindjes” për familjen e tij, por duket se nuk kishte asgjë që mund të bëhej për ta mbajtur në jetë të voglën.