• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Rigjallërohet kërkesa për kredi, individët dhe bizneset kërkojnë të investojnë

nga Fast News
5 years më parë
në Ekonomi
0
Rigjallërohet kërkesa për kredi, individët dhe bizneset kërkojnë të investojnë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Muajt e fundit të vitit kanë sjellë një zhvillim pozitiv në ekonominë shqiptare, e cila është e mbërthyer nga kriza që po shoqëron pandeminë e COVID 19. Të dhënat zyrtare të Bankës së Shqipërisë, por edhe aktorët kryesorë të tregut flasin për një gjallërim të kreditimit si nga individët, ashtu edhe bizneset. Heriola Spahiu, drejtore ekzekutive e NOA-s deklaroi në emisionin A2 Business të gazetares Aurora Sulçe në A2 CNN se fokusi po vihet më shumë tek kredia për investime dhe më pak për mallra konsumi.

“Gjithë viti 2020 ka qenë i vështirë, veçanërisht përsa i përket kreditimit, nisur edhe nga pandemia. Ne kemi vënë re, por edhe nga të dhënat e Bankës së Shqipërisë, që nuk ka rritje të kërkesës për kredi, përkundrazi ka pasur një tkurrje të aplikimeve nga qytetarët dhe bizneset dhe kjo vecanërisht për 6- mujorin e parë të 2020-ës. Ka një trend komplet të ndryshuar nga shtatori e këtej, ku ka rritje të aplikimeve për kredi nga individë dhe biznese. Kërkesa vjen më e lartë në volume sesa në numër dhe kjo deri diku, shpjegohet se kredia më e madhe ka qenë për investime, si nga individët, ashtu edhe për bizneset dhe sidomos për pasuri të patundshme dhe jo për mallra konsumi”, shpjegon Spahiu.

Por a lidhet tkurrja e kërkesës për kredi për mallra konsumi vetëm me krizën e pandemisë, që në vetvete është krizë konsumi në të gjithë botën? Drejtoresha ekzekutive e NOA-s shpjegon se kjo nuk është arsyeja e vetme.

“Gjatë pandemisë kanë humbur vendet e punës më shumë se 50 mijë të punësuar. I përafërt është edhe numri i bizneseve që kanë kaluar në status pasiv. Kjo bën që të zvogëlohet pjesa e tregut për t’u financuar. Tashmë financimet shkojnë për ato biznese që vazhdojnë të jenë aktive dhe kanë plane për të ardhmen dhe janë impaktuar më pak nga kriza e pandemisë”, shprehet ajo.

Drejtore ekzekutive e NOA-shpjegon se rigjallërimi I kërkesës për hua po vihet re edhe te sistemi jobankar. pranë institucioneve të mikrofinancës janë rritur muajt e fundit aplikimet për kredi.

“Kërkesa edhe në sistemin jobankar ka filluar të rritet në pjesën e dytë të vitit. 6- mujori I parë ka qenë me të njëjtat trende, sidomos në pikun e pandmeisë për shumë faktorë, si mungesa e qarkullimit, pasiguritë, humbja e vendeve të punës. Bizneset e vogla familjare kanë qenë më të prekurat nga pandemia dhe ata kanë hezituar për të kërkuar kredi dhe për t’u ngarkuar me financime, duke mos e pasur të qartë sesi do të paguheshin këto kredi. Por tremujori i tretë dhe i katërt kanë sjellë një ndryshim shumë të madh pozitiv në drejtim të kërkesës për kredi”’, shpjegon Spahiu.

Kredia bankare dhe ajo jobankare financon rreth 80% të ekonomisë shqiptare, duke qenë shtylla jo vetëm për likuiditet dhe investime nga ana e bizneseve, por edhe për konsum, një tjetër bazë e rëndësishme për zhvillimin e ekonomisë.

Pas

Ndodh në Lushnje/ 27-vjeçari kap ‘mat’ çiftin duke kryer marrëdhënie në tokën e tij, por ja si e pëson në fund

Para

“Çfarë Krishtlindjesh” Monika Kryemadhi zgjedh urimin ndryshe për shqiptarët: Mos kini frikë

Para
“Çfarë Krishtlindjesh” Monika Kryemadhi zgjedh urimin ndryshe për shqiptarët: Mos kini frikë

“Çfarë Krishtlindjesh” Monika Kryemadhi zgjedh urimin ndryshe për shqiptarët: Mos kini frikë

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Sherifi ka mbërritur në qytet

Sherifi ka mbërritur në qytet

nga Fast News
13:58 | 08/11/2025
0

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

nga Fast News
12:45 | 08/11/2025
0

Si ta fitoni besimin e bashkëbiseduesit, 8 këshilla

Si ta fitoni besimin e bashkëbiseduesit, 8 këshilla

nga Fast News
12:15 | 08/11/2025
0

“1 miliardë euro për shëndetësinë”, Rama tregon se cfarë do të bëjë për të sëmurët me kancer, mjekët dhe infermierët

“1 miliardë euro për shëndetësinë”, Rama tregon se cfarë do të bëjë për të sëmurët me kancer, mjekët dhe infermierët

nga Fast News
11:55 | 08/11/2025
0

Recent News

Sherifi ka mbërritur në qytet

Sherifi ka mbërritur në qytet

13:58 | 08/11/2025
Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

12:45 | 08/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar