Këngëtarja e njohur Anxhela Peristeri u shpall fituese e edicionit të 59 të Festivalit të Këngës në RTSH.
Ajo do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision” me këngën “Karma” me orkestrim të Kleidi Bahitit dhe tekst të Olti Currit.
Pas fitores së Anxhelës, pasi kontestime nga disa artistë pjesëmarrës, të cilët nuk ishin aspak dakord me vendimin e jurisë dhe pati shumë kritika.
Ndërkohë në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, këngëtarja teksa ka falenderuar të gjithë personat që e kanë mbështetur , ka thënë se mbrëm ka finalizuar një rrugëtim të cilin e kishte nisur, duke shtuar se shumë rrugëtime të tjera e presin.
Po ashtu në postimin e saj, duke qenë se jemi në prag të festave të Krishlindjeve, ka uruar të gjithë shqiptarët duke u thënë që viti i ardhshëm të vij sa më i mbarë dhe i lumtur.
“Ju falenderoj te gjitheve per mbeshtetjen tuaj! Mbreme u finalizua nje tjeter rrugetiim per mua dhe shume tjera me presin.Kam marre kaq shume dashuri nga ju kte periudhe dhe do mundohem t’ua shperblej me se miri!Falenderimet jane te shumta por mbi te gjitha dua te falenderoj artistet qe me mbeshteten dhe besuan tek une dhe kenga ime.
Lumturia ime eshte shume e madhe sonte dhe rastis qe jemi dhe ne prag Krishtlindjesh keshtu qe uroj te jeni te gjithe te lumtur ne familjet tuaja! Jemi duke kaluar nje periudhe shume te veshtire qe po e perballojme me force dhe kurajo keshtu qe shpresoj qe ky festival tju kete sjelle harmoni dhe tju kete larguar sado pak nga realiteti i hidhur. Pergezoj organizatoret e festivalit Z. @martin_leka Z. @sokol_marsi dhe regjizorin @palikuke , te gjithe te tjeret qe punuan mbas kuintave dhe @klodianqafoku sidomosdhe gjithashtu dua te bej nje falenderim te vecante per @kledibahiti dhe @olticurri pa te cilet sdo ishte kjo kenge, @esdalin_gorani dhe trupen e tij per koreografine e mrekullueshme, @jonipeci_store per imazhin tim dhe @lorel_makeupartist per make-up dhe floket e mia. Dhe embelsiren per ne fund. Dua te falenderoj pa mase jurine e festivalit qe e shpalli kengen time fituese te ketij edicioni te 59 dhe na dhane mundesine per te perfaqesuar Shqiperine ne Eurovizion! Ishte nje festival i jashtezakonshem qe me dha nje lumturi te jashtezakonshme! Shendet dhe dashuri per te gjithe!”, ka shkruar Anxhela.