• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Të gjitha

“Le ti gëzohemi ngrohtësisë familjare” Urimi i Metës për Krishtlindje: Qëndroni në shtëpi, e di që nuk është e lehtë

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Të gjitha
0
“Le ti gëzohemi ngrohtësisë familjare” Urimi i Metës për Krishtlindje: Qëndroni në shtëpi, e di që nuk është e lehtë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nuk ka munguar as urimi i presidentit Ilir Meta për festën e Krishtlindjes.

Sipas Kreut të Shtetit kjo është një ditë e bukur për të gjithë popullin shqiptar dhe shton se në këtë festë, duhet që të ndajmë me të afërmit urime të zemrës.

Presidenti thekson se festa e Krishtlindjes këtë herë erdhi në periudhë pandemie, duke shtuar se kjo sfidë duhet që të tejkalohet nga të gjithë.

Urime për Krishtlindje i presidentit Ilir Meta:

Krishtlindja, është një ditë e veçantë, e shënuar për besimtarët e krishterë dhe një festë e bukur për mbarë popullin shqiptar.

Le t’i gëzohemi afërsisë, ngrohtësisë dhe atmosferës së mrekullueshme familjare, që krijon Krishtlindja, për të ndarë me të dashurit tanë urime zemre, që burojnë nga shpirti, në veçanti për më shumë shëndet, lumturi, mirëqenie e begati.

Për shkak të pandemisë COVID-19, festimet tona këtë vit nuk janë aspak ato që do kishim dashur të ndodhnin.

Mendimet dhe lutjet tona në këtë vigjilje Krishtlindje shkojnë në radhë të parë për ata, të cilët kjo fatkeqësi e rëndë i ndau përgjithmonë nga familja, të afërmit dhe të dashurit e tyre!

Është jetësore, që secili prej nesh, të marrë përgjegjësi të lartë personale dhe njerëzore, që këtë Krishtlindje, të kufizojë veprimet që mund të përhapin COVID-19, duke qëndruar në shtëpi, si rruga më e mirë për t’ju shprehur dashurinë më të shtrenjtëve tuaj.

Qëndroni në shtëpi këtë Krishtlindje!

Qëndroni pranë familjes tuaj!

Kjo është sot forma më e lartë e shprehjes së dashurisë për jetën, të afërmit dhe për miqtë tuaj.

E di që nuk është e lehtë, ndaj kërkohet solidaritet e mirëkuptim nga të gjithë, për të pranuar këtë realitet të ri, në jetët tona.

Urimet e mia më të ngrohta, për shëndet të plotë dhe jetë të gjatë, shkojnë sot për të gjithë të prekurit nga COVID-19, veçanërisht për të shtruarit në spitale, që këtë Krishtlindje do ta festojnë larg të afërmve të tyre.

Nuk duhet të ndiheni vetëm!

Konsiderojini mjekët dhe infermierët, familjarët tuaj, sepse janë ata që kujdesen çdo ditë për shëndetin Tuaj.

Kjo është një sprovë, që duhet ta kaloni me guxim e kurajë, në emër të jetës dhe familjes tuaj.

Një urimi zemre kam për të gjithë punonjësit e sistemit të shëndetësisë, për mjekët, infermierët, sanitarët dhe personelin mbështetës, në vijën e parë të përballjes me COVID-19, duke i falenderuar njëkohësisht për sakrificat, përkushtimin, qëndresën dhe forcën, që po na dëshmojnë çdo ditë në këtë luftë aspak të lehtë.

Gëzuar të gjithë nëpunësve publikë, të cilët këtë Krishtlindje nuk do të jenë pranë familjeve të tyre, por në shërbimin tonë.

Le të shërbejë kjo Krishtlindje për të gjithë ne, si një moment reflektimi, për të forcuar solidaritetin, humanizmin dhe dhembshurinë, në veçanti ndaj të moshuarve, të vetmuarve dhe njerëzve në nevojë, si dhe të rikthejmë shpresën tek të rejat dhe të rinjtë e mrekullueshëm, për të mos ta braktisur më Atdheun tonë, për mungesë besimi dhe mundësish.

Me shumë dashuri, përulësi, pa egoizëm dhe arrogancë acaruese, pa lakmi, zhurmë dhe fjalë të kota, t’u shërbejmë qytetarëve dhe të transmetojmë mirësi e shërbim nga njëri tek tjetri, në të gjithë shoqërinë dhe Shqipërinë tonë të dashur, familjen tonë të përbashkët.

Urim të veçantë kam sigurisht për yjet më të bukur dhe të shndritshëm të kësaj Krishtlindje, fëmijët, veçanërisht ata të cilët lindin këtë vigjilje, si dhe për prindërit e tyre të mrekullueshëm, që sot festojnë disafish më shumë se ne.

PËR SHUMË VJET GËZUAR KRISHTLINDJEN!

Pas

Lëvizjet pas orës 20:30/ Policia e Shtetit del me njoftimin e rëndësishëm, ja çfarë duhet të keni parasysh

Para

Kjo nuk pritej/ Gjermania shënon rastin e parë me variantin e ri të virusit, detaje nga gruaja që u infektua

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Kontratat PPP të sterilizimit dhe dializës përfundojnë më 2026, rriten fondet për laboratorin

Kontratat PPP të sterilizimit dhe dializës përfundojnë më 2026, rriten fondet për laboratorin

nga Fast News
10:55 | 11/11/2025
0

Skema e re e kompensimit 10% të TVSH, do përfitojnë fermerët me NIPT që shesin te grumbulluesit

Skema e re e kompensimit 10% të TVSH, do përfitojnë fermerët me NIPT që shesin te grumbulluesit

nga Fast News
10:53 | 11/11/2025
0

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

nga Fast News
19:00 | 10/11/2025
0

Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

nga Fast News
18:30 | 10/11/2025
0

Recent News

Kontratat PPP të sterilizimit dhe dializës përfundojnë më 2026, rriten fondet për laboratorin

Kontratat PPP të sterilizimit dhe dializës përfundojnë më 2026, rriten fondet për laboratorin

10:55 | 11/11/2025
Skema e re e kompensimit 10% të TVSH, do përfitojnë fermerët me NIPT që shesin te grumbulluesit

Skema e re e kompensimit 10% të TVSH, do përfitojnë fermerët me NIPT që shesin te grumbulluesit

10:53 | 11/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar