• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Fëmija mbante veshët me dorë, e qëlloi direkt në brinjë”, dalin rrëfimet e shokëve që ishin duke luajtur bilardo me efektivin e FNSH-së

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Të gjitha
0
“Fëmija mbante veshët me dorë, e qëlloi direkt në brinjë”, dalin rrëfimet e shokëve që ishin duke luajtur bilardo me efektivin e FNSH-së
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Një ngjarje e rëndë tronditi kryeqytetin të dielën që lamë pas, ku efektivi i FNSH-së, Roland Bicerri, mbeti i vrarë aksidentalisht nga djali i tij 7-vjeçar, në rrugën “Shyqyri Brari”, pranë Kopshtit Zoologjik.

Por çfarë ndodhi ditën e tragjedisë?

Mësohet se Roland Bicerri së bashku me djalin e tij të mitur D. Bicerri kishin takuar në kafe shokun e tij Klajdi.B, i cili ishte ulur së bashku me babanë dhe vëllanë e tij. Pasi kanë konsumuar kafen, Klajdi.B ka dashur të largohet, por Roland Bicerri ka këmbëngulur që të luajnë bilardo së bashku. Ata kanë shkuar tek bilardo dhe Roland Bicerri ka nisur lojën e bilardos me shokun e Klajdi.B, Freard.R.

Pasi kanë bërë disa lojë, diku nga loja e katërt ka ndodhur edhe tragjedia. Rolandi më parë kishte hequr armën e tij dhe e kishte lënë në një karrige pranë bilardos, pasi e pengonte në lojë. Klajdi.B tregon se ishte ngritur në momentin që ndodhi ngjarja dhe po shikonte lojën. Në një moment Roland Bicerri ka parë djalin e tij 7-vjeç që kishte kapur armën dhe ia kishte drejtuar. Ai është kthyer menjëherë, por sapo ka tentuar që të flasë, fëmija ka shkrepur armën duke e qëlluar në brinjë. Më pas ai ka rënë në gjunjë.

Shoku i viktimës, Klajdi.B ka nxituar për t’i marrë armën fëmijës dhe pasi i ka hequr karikatorin, e ka lënë atë po në karrigen ku fillimisht ishte lënë nga efektivi i FNSH, Roland Bicerri. Sipas dëshmive, djali i mitur ishte shokuar dhe gjatë gjithë kohës mbante veshët e zënë me gishtat e dorës. Fëmija është nxjerrë jashtë nga personat e pranishëm në vendngjarje.

Ndërkohë sipas grupit hetimor, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30 në rrugën “Shyqyri Brari”, ku Roland Bicerri është vrarë me pistoletë Glock nga djali i tij. Sipas tyre në pistoletë janë gjetur edhe 6 fishekë, ndërsa në poshtë një tavoline është gjetur edhe predha që i mori jetën efektivit të FNSH. Viktima, plumbin që i kushtoi jetën e ka marrë në hapësirën 7-8 tek ndërbrinjët në anën e majtë.

Pas

U shkatërrua nga protestuesit, çfarë ndodhi me pemën Vitit të Ri përpara kryeministrisë

Para

Lajm i mirë vjen nga Kosova, si paraqitet situata nga virusi në 24 orët e fundit

Para
Situata e virusit në Kosovë, ja sa raste u shënuan 24 orët e fundit

Lajm i mirë vjen nga Kosova, si paraqitet situata nga virusi në 24 orët e fundit

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre

Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre

nga Fast News
16:00 | 11/11/2025
0

A do të shkonit në Austri për 2200 euro? Shteti i BE po kërkon punëtorë, akomodim dhe ushqim falas

A do të shkonit në Austri për 2200 euro? Shteti i BE po kërkon punëtorë, akomodim dhe ushqim falas

nga Fast News
15:15 | 11/11/2025
0

100 vjetori i Bankës së Shqipërisë, Guvernatori Sejko prezanton monedhën e re

100 vjetori i Bankës së Shqipërisë, Guvernatori Sejko prezanton monedhën e re

nga Fast News
14:45 | 11/11/2025
0

9-mujori 2025, tkurrja e lindjeve përhapet në gjithë vendin, rënie vjetore 4.6 %

9-mujori 2025, tkurrja e lindjeve përhapet në gjithë vendin, rënie vjetore 4.6 %

nga Fast News
14:14 | 11/11/2025
0

Recent News

Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre

Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre

16:00 | 11/11/2025
A do të shkonit në Austri për 2200 euro? Shteti i BE po kërkon punëtorë, akomodim dhe ushqim falas

A do të shkonit në Austri për 2200 euro? Shteti i BE po kërkon punëtorë, akomodim dhe ushqim falas

15:15 | 11/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar