• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Vrasja e Xhulio Prelës/ Klodiana Lala zbulon detaje të reja për efektivin: U kthye se mendoi që i kërkuan ndihmë

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Aktualitet
0
Vrasja e Xhulio Prelës/ Klodiana Lala zbulon detaje të reja për efektivin: U kthye se mendoi që i kërkuan ndihmë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Gazetarja e njohur Klodiana Lala ka folur rreth vrasjes së efektivit të FNSH Xhulio Prela, duke zbuluar më shumë detaje.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 5 dhjetor në orët e para të mëngjesit.

Sipas Lalës, të rinjtë u përplasën fillimisht pranë fshatit Gajush dhe i riu u kthye mbrapsht për tiu vënë mbrapa makinës që nuk i uli dritat e gjata.

Në emisionin “Opinion” sqaroi se prokuroria po zhvillon hetimet ndërsa pamjet filmike nga vendi i ngjarjes por ndihmojnë në zbardhjen e vrasjes pasi në harkun kohor të 7-8 minutave nuk ka pasur asnjë lëvizje tjetër në vendin ku ndodhi krimi.

Dyshohet se arsyeja përse u kthye mbrapsht Prela ishte sepse mendoi që i kërkonin ndihmë.

“Xhulio Prela është nisur nga Tirana në drejtim të Shkodrës. Është ndaluar në aeroportin e Rinasit ku ka marrë një të afërm të tij, një shok të vëllait, për shkak se ishte punonjës policie dhe nuk kishte nevojë për lejen e posacme. Ka udhëtuar në drejtim të Shkodrës dhe në momentin ku është kthyer, në fshatin Gajush, sipas Prokurorisë ka shkëmbyer një makinë tjetër që nuk i ka fikur dritat e gjata dhe duket në pamjet filmike të disa kamerave sigurie që të dyja palët kanë bërë me drita.

Në një moment, aty është një karburant kur shkon nga Miloti në drejtim të Lezhës, kanë qenë të dyja në ecje, janë shkëmbyer me njëra tjetrën. Pak më lart karburantit, është një pikë inertesh dhe është një urë. Pikërisht tek ura, Xhulio Prela është kthyer dhe ka shkuar në drejtim të makinës që i ka bërë me drita dhe është e filmuar kur kthehet sërish në drejtim të Shkodrës.

Njëra nga kamerat ka filmuar momentin kur njëri nga personat në automjet ka dalë dhe ja bënte me elektrik, pra i tregonte në njëfarë mënyrë ku qëndronin. Në harkun kohor të 7-8 minutave, nuk ka lëvizur në këtë aks rrugor asnjë automjet. Në momentin që është kthyer Xhulio Prela ka shkuar paralel me automjetin tjetër që është blerë në Krujë, ka ulur xhamin e shoferit, kanë debatuar dhe është qëlluar në drejtim të tij me 3 plumba, vetëm njëra e ka kapur në trup.

Pistoleta e efektivit të FNSH-së gjetur brenda makinës, e kishte hequr nga brezi, kjo është një gjë që mbetet për tu sqaruar. Në momentin që Prela po bënte lëvizjen mbi urë dhe autori i dyshuar i ngjarjes, ka ndaluar për tu furnizuar me karburant. U kthye sepse mendoi që i kërkonin ndihmë”, tha Lala.

Pas

Europa në alarm/ Mjeku i njohur tregon se sa infektues është mutacioni i ri i virusit në Angli

Para

“Ja dy zonat ku do kandidoj” Monika Kryemadhi flet hapur për zgjedhjet e 25 prillit

Para
“Ja dy zonat ku do kandidoj” Monika Kryemadhi flet hapur për zgjedhjet e 25 prillit

“Ja dy zonat ku do kandidoj” Monika Kryemadhi flet hapur për zgjedhjet e 25 prillit

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

OBSH: Shqipëria boshatiset nga mjekët, çdo vit largohet një brez i sapo-diplomuar

OBSH: Shqipëria boshatiset nga mjekët, çdo vit largohet një brez i sapo-diplomuar

nga Fast News
07:30 | 18/09/2025
0

Qeveria zbardh programin për 4 vitet e ardhshme, ja ku do të ndërhyhet

Qeveria zbardh programin për 4 vitet e ardhshme, ja ku do të ndërhyhet

nga Fast News
22:57 | 17/09/2025
0

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

nga Fast News
09:41 | 17/09/2025
0

Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

nga Fast News
09:33 | 17/09/2025
0

Recent News

OBSH: Shqipëria boshatiset nga mjekët, çdo vit largohet një brez i sapo-diplomuar

OBSH: Shqipëria boshatiset nga mjekët, çdo vit largohet një brez i sapo-diplomuar

07:30 | 18/09/2025
Qeveria zbardh programin për 4 vitet e ardhshme, ja ku do të ndërhyhet

Qeveria zbardh programin për 4 vitet e ardhshme, ja ku do të ndërhyhet

22:57 | 17/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar