Kandidati demokrat fitues i zgjedhjeve në SHBA, Joe Biden ka bërë sot vaksinën anti-C OVID19.
Presidenti i ardhshëm, u shpreh se do ta bënte këtë proces live për të treguar besueshmërinë ndaj vaksinës që ka nisur të përdoret në SHBA.
Biden e kreu vaksinën në spitalin ChristianaCare dhe injektimi i është bërë nga Tabe Masa, infermiere dhe drejtuese e Shërbimeve Shëndetësore të Punonjësve.
Pas vaksinimit, Biden nuk ka kursyer as lëvdadat për mjekët që po bëjnë një madhe në këtë kohë pandemie.
“Ajo që unë dua të them është se ua kemi shumë borxh këtyre njerëzve. Shkencëtarët dhe njerëzit që e bënë këtë të mundur, punonjësit e vijës së parë, njerëzit që ishin ata që në të vërtetë bënë punën klinike, kjo është thjesht e mahnitshme. Do të doja të kishim kohë për të shkuar në të gjithë spitalin për të parë sa të zënë dhe të pabesueshëm që jeni të gjithë. Dhe ju detyrohemi shumë”, u shpreh Biden.