Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka folur në lidhje me zhvillimet më të fundit në Shqipëri në lidhje me pandeminë.
Ajo ka zgjedhur të tregojë dhe disa detaje personale për gjendjen e saj shëndetësore.
Kryemadhi rrëfeu se një vit më parë është operuar për kancerin e qafes së mitrës dhe shtoi se ishte me e rëndë se k oronavirusi.
“Para 1 viti kam bërë një operacion për kancerin e qafës së mitrës, i them të gjitha nënave që t’i vaksinojnë vajzat e tyre. Kjo është më e rëndë se COVID-i. Unë besoj te mjeku dhe institucioni dhe te ajo që shkenca ka bërë të mundur”, tha Kryemadhi për Vizion Plus.