• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Dy ish-deputetët demokrat fitojnë gjyqin, marrin rrogat që iu mohuan nga Kuvendi

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
Dy ish-deputetët demokrat fitojnë gjyqin, marrin rrogat që iu mohuan nga Kuvendi
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Prej dy vitesh, Jozefina Topalli dhe Arben Ristani nuk janë më deputetë, por Kuvendi i Republikës duhet t’u paguajë të dyve 10 milionë lekë të vjetër në total.

Ish-deputetët dolën fitues edhe në Apelin Administrativ në përballjen e tyre gjyqësore me Kuvendin. Topalli e Ristani kërkuan në gjykatë rrogat dhe dietat e pa dhëna gjatë kohës që bojkotonin parlamentin në periudhat korrik 2014 – janar 2015 dhe shkurt-qershor 2017.



Në vendimin e shpallur në 2 maj 2019, Apeli i dha formë të prerë vendimit të firmosur më herët nga Shkalla e Parë për kompensimin e ish-deputetëve.

Tashmë, ky vendim është i ekzekutueshëm dhe dy ish-deputetët fitimtarë mund të çojnë përmbaruesit për të vjelë paratë e fituara me gjyq. Vendimi në fjalë detyron Kuvendin t’i paguajë 453 mijë lekë ish-kryetares së dikurshme të institucionit, Jozefina Topalli dhe 615 mijë lekë Arben Ristanit. Por këto padi kundër Kuvendit për paga apo dieta të pamarra nuk janë të vetmet në lëmin opozitar

Vetëm gjatë vitit 2019, 6 ish-deputetë të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim i janë drejtuar Administratives për para që i pretendojnë si të mohuara padrejtësisht gjatë bojkotit të fundit parlamentar korrik 2018 – janar 2019.

Paditë e regjistruara i përkasin demokratëve Valentina Duka, Luçiano Boçi, Luan Baçi, Fatbardha Kadiu e Astrit Veliaj, si edhe LSI-stit Shezai Rrokaj. A ta kërkojnë të kompesohen financiarisht në një shumë që shkon në gati 1.5 milion lekë të rinj në total.

Precedentët e bojkotit, vendimi i gjykatës kur PD u priste rrogat socialistëve

Demokratët nuk janë të parët që kërkojnë të paguhen me rrogë të plotë edhe për muajt kur kanë bojkotuar Kuvendin.

Edhe pse sot në pushtet, socialistët u presin rrogën kolegëve kur braktisin punimet parlamentare, kanë qenë vetë deputetët e PS-së ata që kanë krijuar precedentin. Ishte viti 2010 kur pas një bojkoti të nisur që në vjeshtën e 2009-ës, atëherë kryeparlamentarja demokrate Jozefina Topalli u preu rrogat deputetëve socialistë, që kishin dalë në rrugë me thirrjen “hap kutitë ose largohu”.

Socialistët iu drejtuan gjykatës duke pretenduar rrogën e plotë edhe gjatë muajve të bojkotit dhe togat e zeza u dhanë të drejtë.

Me bojkotin e vitit 2015, kur rolet kishin ndryshuar, demokratët tashmë në opozitë shfrytëzuan pikërisht këtë precedent në favor, njësoj siç kanë bërë edhe me bojkotin e nisur në gjysmën e dytë të vitit 2018, që mori fund me rikthimin e tyre në seancën e fundit të vitit të kaluar.

Edhe për këtë periudhë deputetë të Partisë Demokratike i janë drejtuar përsëri gjykatës duke kërkuar të përfitojnë rrogën e plotë.

Me dy vendime gjykatash në favor tashmë, pritet që Kuvendi t’u dorëzojë opozitarëve bojkotues paratë që u ka mbajtur./ Marrë nga A2CNN

Pas

PD komenton vendimin e Metës për rektorin Koni: Autonomia universitare duhet mbrojtur

Para

Berisha e thotë prerë: Nga kjo betejë shoh një përplasje shumë të fuqishme

Para
Berisha e thotë prerë: Nga kjo betejë shoh një përplasje shumë të fuqishme

Berisha e thotë prerë: Nga kjo betejë shoh një përplasje shumë të fuqishme

Të Gjitha

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

nga Fast News
15:00 | 10/05/2025
0

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

nga Fast News
14:45 | 10/05/2025
0

Si themeloi 3 biznese pa një lek në xhep? Nga avokat i pushuar në një sipërmarrës të suksesshëm

Si themeloi 3 biznese pa një lek në xhep? Nga avokat i pushuar në një sipërmarrës të suksesshëm

nga Fast News
14:20 | 10/05/2025
0

Sot heshtje zgjedhore, gjoba në rast shkeljeje

Sot heshtje zgjedhore, gjoba në rast shkeljeje

nga Fast News
14:15 | 10/05/2025
0

Recent News

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

15:00 | 10/05/2025
Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

14:45 | 10/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar