Mesditën e sotme ministri i ri i Brendshëm, Bledi Çuçi vizitoi familjen e të ndjerit Klodian Rasha për ti ngushëlluar për humbjen e jetës së 25-vjeçarit.
Vizita zgjati rreth 10 minuta dhe mësohet se Çuçi është shoqëruar nga drejtori i SHÇBA, Muhamet Rumbullaku dhe zyrtarë të tjerë të lartë të Policisë së Shtetit.
Ministri shprehu mirënjohje për qëndrimin dinjitoz të familjes gjatë gjithë këtyre ditëve e në veçanti përgjatë ditëve të protestave.
Kanë kaluar vetëm tre ditë që Bledi Çuçi ka marrë zyrtarisht postin e Ministrit të Brendshëm pas largimit të Sandër Lleshajt.
Lleshaj dha dorëheqjen pas vrasjes së 25-vjeçarit nga efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj, ngjarje që tronditi vendin dhe u pasua me protesta të dhunshme që zgjatën 7 ditë.
Më herët, në familjen Rasha ka shkuar më herët kryeministri Edi Rama, ministrja Elisa Spiropali dhe Sandër Lleshaj.