• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Vuri traun për qytetarët e Kosovës” Berisha akuza Ramës pas takimit me Vjosa Osmanin: E nderoi me mungesën e tij

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Të gjitha
0
“Vuri traun për qytetarët e Kosovës” Berisha akuza Ramës pas takimit me Vjosa Osmanin: E nderoi me mungesën e tij
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Pas takimit me presidenten në detyrë të Kosovës Vjosa Osmani, ish-kryeministri Sali Berisha nuk i ka kursyer akuzat për kreun e qeverisë Edi Rama.

Ai është shprehur se trau në Rrugën e Kombit është një akt armiqësor i Ramës ndaj Veriut të Shqipërisë dhe Kosovës.

Sipas Berishës, njeriu që nuk ka investuar një qindarkë të vetme për marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë vuri traun, vuri taksën për qytetarët e Kosovës për të ardhur në Shqipëri me një akt prej faqeziu të vërtetë.

Ish-kryeministri shtoi se në qoftë se mohojmë gjenocidet ciklike serbe ndaj shqiptarëve ne nuk meritojmë të ardhmen. Sa i takon mungesës së Ramës në parlament, Berisha mendon se e nderoi me mungesën e tij.

“Genocidi ndaj shqiptarëve nga barbarët serbë, nga 1860 deri në 1999, pas holokaustit ndaj hebrenjve është forma më e egër e gjenocidit që Europa ka njohur dhe cilido që nuk e njeh këtë problem, le t’u referohet librave, historive kushtuar gjenocideve dhe krimeve kundër njerëzimit se ku renditet krimi serb ndaj shqiptarëve përveç se antishqiptarit të tërbuar Edvin Kristaq Zografit. Përpjekja e tmerrshme që u bë për shpërbërjen e Kosovës, copëtimin e saj midis Vuçiçit, këtij serbomadhit që është absolutisht një replikë e Millosheviçit dhe Edi Ramës, këtij Zografi që s’ka interesa shqiptare, denoncimi i këtij akti është i një rëndësie historike që të mos mund të përsëritet më.

Vetëkuptohet që traun në Rrugën e Kombit është dhe ai një akt armiqësor i tij ndaj Veriut dhe Kosovës. Shqiptarët duhet ta dinë që jo tani, por që në vitin 2013 falë asaj rruge, qytetarët e Kosovës kontribuonin me 320 milionë euro në PBB të Shqipërisë dhe që sot është absolutisht më i madh dhe ky njeri që nuk ka investuar një qindarkë të vetme për marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë vuri traun, vuri taksën për qytetarët e Kosovës për të ardhur në Shqipëri me një akt prej faqeziu të vërtetë.

Vizita ishte e rëndësishme sepse nëse vendosim të flemë mbi varre, paqe nuk mund të ketë kurrë. Në qoftë se mohojmë gjenocidet ciklike serbe ndaj shqiptarëve ne nuk meritojmë të ardhmen, meritojmë të zhdukemi por ne nuk zhdukemi, jemi komb që e kemi faktuar këtë. E vlerësoj një bisedë shumë të rëndësishme dhe i uroj suksese Presidentes në detyrë.
Ishte fjala në rezolutë dhe fjala u hoq.

Unë nuk kursej Taulant Ballën, por që ta fajësoj atë për atë që se ka, s’mund ta bëj . Fjala u hoq para votimit dhe fjala nuk mund të hiqej kurrë pa urdhrin e Edi Ramës. Se ata që e miratuan, pavarësisht konsideratës që kam unë për ta, ata e vunë fjalën genocid dhe e hoqën momentin e fundit. E urdhëroi Vuçiçi Edi Ramën. E nderoi me mungesën e tij. Ai tregoi se çfarë është.

Edi Rama nuk ishte objekt bisedimesh midis meje dhe zonjës Osmani, problemet që diskutuam bashkë ishin përpjekjet tona të përbashkëta për një të ardhme të përbashkët, kundër çdo projekti që cenon integritetin e vendeve tona dhe rrugën europiane të tyre”, deklaroi Berisha.

Pas

‘Harron’ dorëheqjen/ Me syze dhe i veshur sportiv, ja ku është shfaqur sot Sandër Lleshaj

Para

Akuza e fortë/ SHÇBA shoqëron në komisariat 5 efektivë policie, ja çfarë ka ndodhur

Para
Akuza e fortë/ SHÇBA shoqëron në komisariat 5 efektivë policie, ja çfarë ka ndodhur

Akuza e fortë/ SHÇBA shoqëron në komisariat 5 efektivë policie, ja çfarë ka ndodhur

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Buxheti 2026, rritet mbështetja për arsimin profesional, ja ku do të përdoren paratë

Buxheti 2026, rritet mbështetja për arsimin profesional, ja ku do të përdoren paratë

nga Fast News
07:30 | 12/11/2025
0

Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre

Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre

nga Fast News
16:00 | 11/11/2025
0

A do të shkonit në Austri për 2200 euro? Shteti i BE po kërkon punëtorë, akomodim dhe ushqim falas

A do të shkonit në Austri për 2200 euro? Shteti i BE po kërkon punëtorë, akomodim dhe ushqim falas

nga Fast News
15:15 | 11/11/2025
0

100 vjetori i Bankës së Shqipërisë, Guvernatori Sejko prezanton monedhën e re

100 vjetori i Bankës së Shqipërisë, Guvernatori Sejko prezanton monedhën e re

nga Fast News
14:45 | 11/11/2025
0

Recent News

Buxheti 2026, rritet mbështetja për arsimin profesional, ja ku do të përdoren paratë

Buxheti 2026, rritet mbështetja për arsimin profesional, ja ku do të përdoren paratë

07:30 | 12/11/2025
Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre

Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre

16:00 | 11/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar