• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Aktualitet

“Si do jetë e ardhmja e vendit?” Biseda në studio tërheq vëmendjen e kryeredaktorit: Mbrëmë njoha dy të rinj, nuk më vjen keq për ta

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Aktualitet
0
“Si do jetë e ardhmja e vendit?” Biseda në studio tërheq vëmendjen e kryeredaktorit: Mbrëmë njoha dy të rinj, nuk më vjen keq për ta
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Adrian Thano

Shqipëria vuan sot nën një klasë politike dështakësh fodullë, hajdutësh të paaftë, vrasës që qëndrojnë mbi ligjin; një tufë burracakësh të pacipë e të paturp që kapardisen e vetëlëvdohen përballë një populli që ka humbur rrugën; një populli që e kanë lënë pa rend, pa arsim, pa shëndetësi, pa dinjitet, pa shpresë; e që pasi e kanë katandisur në këtë derexhe, e përtallin, e përçmojnë dhe e gajasin, nga brenda vilave të tyre të turpit ku vetëm haleja ku dhjesin është sa apartamenti i një familje normale. Dhe është vetëm njëra nga haletë.

Po e ardhmja? Si do jetë e ardhmja politike e këtij vendi?

Nëse të rinjtë që militojnë sot në forumet rinore të partive do jenë politikanët e së ardhmes, e ardhmja do vazhdojë të ketë një klasë politike, në mos po kaq kriminale, me siguri po kaq cinike, mediokre e të papërgjegjshme.

Mbrëmë njoha dy të rinj nga ata që partia i shpëndan në studiot televizive. Dy të rinj të bukur, por pa personalitet. Dy të rinj inteligjentë, por të gatshëm për t’i shërbyer tutorit politik, jo me reflektimin e njeriut të lirë, por me mendësinë e bandës; dy të rinj që nuk pranonin asnjë pëgjegjësi, dy të rinj të programuar vetëm të kafshonin për llogari të kryetarit rivalët politik të momentit (them të momentit se ca më pas, do lëpihen me ata që sot pështyjnë, siç lëpihen sot me ata që janë pështyrë dje); dy të rinj që nuk donin të dëgjonin se distanca morale nga e shkuara kriminale e partive të tyre ishte minimumi që duhet të bëjnë për të merituar pak besim; të rinj që duhet të ishin shpresa, por e para gjë që kanë mësuar është të mos kuqen e të mos verdhen për krimet e grupit ku militojnë, duke ta bërë të qartë kristal që nuk do kuqen e nuk do verdhen as kur të kryejnë vetë krimet e tyre në të ardhmen.

Mua nuk më vjen keq për ta; ata e kanë zgjedhur me vetëdije të rreshtohen me vijimin e së keqes; mua më vjen keq për mjerimin moral që ata mbjellin tek moshatarët e tyre, të cilëve u duhet bash i kundërti shembull; më vjen keq për pamundësinë time dhe të atyre si unë, përballë makinës së stërmadhe të propagandës që i shërben këtij teatri kriminal politik që po na mban prej 30 vitesh në darën e hipokrizisë dhe mashtrimit.

E qartë që keqardhja nuk mjafton. Ndaj isha mbrëmë në këtë studio televizive, nga ku dola me mendimet që ndava me lexuesit më sipër:

Pas

Ikona e ekranit shqiptar/ Aktorja e madhe Tinka Kurti feston sot ditëlindjen, ja sa vjeç mbush

Para

Shifrat alarmante nga pandemia/ Shteti fqinj merr vendimin, nesër hyjnë në fuqi masat e reja kufizuese

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Buxheti 2026, barra shtesë mbi konsumatorët

Buxheti 2026, barra shtesë mbi konsumatorët

nga Fast News
12:30 | 16/11/2025
0

Zgjoheni vështirë në mëngjes, duket se jeni inteligjent

Zgjoheni vështirë në mëngjes, duket se jeni inteligjent

nga Fast News
11:55 | 16/11/2025
0

Karikimi i mjeteve elektrike, Rama tregon sa do të jetë çmimi

Karikimi i mjeteve elektrike, Rama tregon sa do të jetë çmimi

nga Fast News
11:29 | 16/11/2025
0

Të vetëpunësuarit “detyrim” për vetëdeklarim- Pr.ligji/ Rregullat për të mos u tatuar si të punësuar. Lehtësi fiskale për disa sektorë

Të vetëpunësuarit “detyrim” për vetëdeklarim- Pr.ligji/ Rregullat për të mos u tatuar si të punësuar. Lehtësi fiskale për disa sektorë

nga Fast News
13:30 | 15/11/2025
0

Recent News

Buxheti 2026, barra shtesë mbi konsumatorët

Buxheti 2026, barra shtesë mbi konsumatorët

12:30 | 16/11/2025
Zgjoheni vështirë në mëngjes, duket se jeni inteligjent

Zgjoheni vështirë në mëngjes, duket se jeni inteligjent

11:55 | 16/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar