• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Një nga më të kërkuarit/ Policia nuk gjen dot Talo Çelën, nxjerr shpërblimin e majmë për atë që jep informacion

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Të gjitha
0
Një nga më të kërkuarit/ Policia nuk gjen dot Talo Çelën, nxjerr shpërblimin e majmë për atë që jep informacion
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ditën e sotme Policia e Shtetit ka nxjerrë sërish njoftim në lidhje me një nga personat më të kërkuar aktualisht në Shqipëri.

Bëhet fjalë për Talo Çelën, i akuzuar për grabitjen e bujshme në Rinas dhe vrasjen e dy vëllezërve Haxhiaj në Durrës.

Policia ka rishpërndarë foton e tij si dhe njoftimin përkatës ku rikujton se janë vënë në dispozicion 10 mijë euro për këto që jep informacion për kapjen e të shumëkërkuarit.

NJOFTIMI ZYRTAR I POLICISE

Në vijim të punës për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore që janë të shpallur në kërkim, Policia e Shtetit, duke vlerësuar si mjaft të rëndësishëm dhe rezultativ bashkëpunimin me qytetarët, kërkon sërish bashkëpunimin dhe kontributin e tyre për të lokalizuar vendndodhjen e një personi shumë të kërkuar, shtetasit Talo Çela, 49 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan.

Për këdo që do të japë informacion të vlefshëm që do çojë në lokalizimin dhe kapjen e këtij personi, Policia e Shtetit ka vënë në dispozicion shumën 10 mijë euro.
Talo Çela është person i shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, pasi Gjykata për Krimet e Renda Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e punonjësit të policisë” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Vjedhja me armë e kryer në bashkëpunim”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim”.
Ky shtetas është autori i dyshuar i ngjarjes së datës 09.04.2019, ndodhur në pistën e aeroportit “Nënë Tereza”, në Rinas, Tiranë, ku persona të maskuar, nën kërcënimin e armëve të zjarrit, kanë arritur të vjedhin një sasi të konsiderueshme vlerash monetare të cilat po ngarkoheshin në avion dhe më pas gjatë shkëmbimit të zjarrit me Policinë, mbeti i vrarë njëri prej autorëve kryesorë të kësaj ngjarjeje.
Gjithashtu ky shtetas është i dyshuar si autor i ngjarjes së datës 27.04.2020, në lagjen 14/1 Durrës, në vendin e quajtur “Tregu i makinave”, Shënvlash, Durrës, ku u vranë me armë zjarri 2 vëllezërit Haxhia.
Për çdo informacion që i shërben kapjes së këtij personi, qytetarët të telefonojnë në numrin e celularit 069 41 06 823, si dhe në numrin pa pagesë 112 apo në Komisariatin Dixhital, duke iu garantuar anonimat të sigurt.

Pas

Ekzekutimi i Klodian Rashës/ Rama merr një tjetër vendim të fortë që në mëngjes

Para

“Ndihem i trishtuar” Altin Basha i zuri vendin, flet Kiço Londo: Më larguan nga shtëpia ime

Para
“Ndihem i trishtuar” Altin Basha i zuri vendin, flet Kiço Londo: Më larguan nga shtëpia ime

“Ndihem i trishtuar” Altin Basha i zuri vendin, flet Kiço Londo: Më larguan nga shtëpia ime

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Sherifi ka mbërritur në qytet

Sherifi ka mbërritur në qytet

nga Fast News
13:58 | 08/11/2025
0

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

nga Fast News
12:45 | 08/11/2025
0

Si ta fitoni besimin e bashkëbiseduesit, 8 këshilla

Si ta fitoni besimin e bashkëbiseduesit, 8 këshilla

nga Fast News
12:15 | 08/11/2025
0

“1 miliardë euro për shëndetësinë”, Rama tregon se cfarë do të bëjë për të sëmurët me kancer, mjekët dhe infermierët

“1 miliardë euro për shëndetësinë”, Rama tregon se cfarë do të bëjë për të sëmurët me kancer, mjekët dhe infermierët

nga Fast News
11:55 | 08/11/2025
0

Recent News

Sherifi ka mbërritur në qytet

Sherifi ka mbërritur në qytet

13:58 | 08/11/2025
Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

12:45 | 08/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar