Mbrëmjen e sotme në Durrës protesta është zhvilluar shumë ndryshe.
Qytetarët jo vetëm që nuk janë përleshur fizikisht me policinë, por janë përqafuar dhe ndarë në paqe.
Mijëra protestues u mblodhën dhe në këtë qytet para Drejtorisë Vendore të Policisë, porn ë përfundim të kësaj proteste pati vetëm duartrokitje dhe përqafime.
Video tregon momentet e bukura kur protestuesit takohen me efektivët, ndërkohë që në qytetet e tjera dhe sidomos në Tiranë vijojnë protestat e dhunshme, ku protestuesit kanë thyer semaforët, tabelat dhe koshat e plehrave.