Vijon kaosi në Tiranë për shkak të protestës.
Qytetarët janë zhvendosur në zonën e ish-Bllokut, duke iu vënë flakën disa koshave të plehrave.
Për pasojë është krijuar një rrëmujë e madhe.
Siç shihet dhe në pamje, makinat janë mbledhur në këtë zonë, pasi protestuesit i kanë bllokuar dhe nuk i lejojnë që të kalojnë.
Nga ana tjetër, qytetarët që nuk po protestojnë janë të ulur në lokale e bar-kafe të kësaj zone. Ata nuk lëvizin, ndërkohë që protesta e dhunshme vijon.