Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë për vrasjen e të riut Klodian Rasha nga një efektiv policie dy ditë më parë në Tiranë.
Nëpërmjet një deklarate për mediat, ai u shpreh se ka vizituar familjen e të ndjerit dhe është prekur pa masë.
Kreu i qeverisë tha se pas një jete të humbur nuk mbetet asgjë, vetëm ndjesa dhe ngushëllimi.
“Tragjedia morën sebepin për t’u shpalosur me gjithë vulgaritetin brutal. Sapo kam zbritur në Tiranë kam shkuar në familjen e të ndjerit dhe jam prekur pa masë. Ai tha se ‘asnjë lule nuk mund të preket në emrin e tim biri, duam drejtësi’. I shpreh ngushëllimet. Fjalët janë të pafuqishme para boshllëkut që po ndjen baba, nëna. Përveç ndjesës dhe ngushëllimit, asgjë tjetër nuk mbetet pas një jete të humbur. Efektivi ka vrarë një njeri krejt pas një lidhje me ndonjë mision apo objekt të Policisë së Shtetit në atë vend.”, u shpreh Rama ndër të tjera.