Mjeku i njohur Pëllumb Pipero ka treguar një ngjarje tronditëse që i ka ndodhur mëngjesin e sotëm në spital.
I ftuar në programin “Opinion” ai e ka treguar historinë e frikshme në momentin që po fliste për situatën e pandemisë në Shqipëri.
Pipero u shpreh se një paciente i kishte thënë: “Nëse s’më nxjerr për 10 minuta nga spitali do hidhem nga kati i tretë”.
Kjo për mjekun infeksionist ndodh pasi pacientët e kalojmë me stres këtë sëmundje, me ankth dhe i mungojnë shumë familjarët.
“Duke bërë vizitën sot në mgjes, një pacientë që ishjte për të dalë dhe që doli nga spitali sot e shëruar, më tha po s’më nxorre tani për 10 minuta unë do hidhem nga kati i tretë. Kjo ndodh pasi kalojnë stres, i mungon një i afërm. Por nuk mundojnë as mjerkët e as infermierët”, deklaroi Pipero.