Drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, dr. Anthony Fauci është pyetur së fundmi nëse do të ishte i gatshëm ta bëjë vaksinën anti-C.OVID19 publikisht, menjëherë sapo ajo të autorizohet nga SHBA.
“Do të isha më shumë se i lumtur ta bëja vaksinimin publikisht,” deklaroi Fauci papritur për CBS.
“Kur shkencëtarët thonë se një vaksinë është e sigurt dhe efektive, unë do ta marr, dhe unë do t’ua rekomandoj të gjithë njerëzve, duke përfshirë miqtë e mi, Presidentin Klinton, Obama, Bush, dhe të tjerët të marrin vaksinën sepse unë do të ndihesha mirë”, shtoi ai.
Kujtojmë se deri më tani ish-presidentët Bill Clinton, George W.Bush dhe Barack Obama kanë thënë se janë të gatshëm të kryejnë përpara kamerave vaksinën kundër k.oronavirusit menjëherë sapo ajo të aprovohet nga Administrata amerikane për Ushqime dhe Barna.
Ata shpresojnë që me këtë veprim të fushatës së ndërgjegjësimit ti japin mesazhin e fortë publikut amerikan dhe do të kthejnë besimin e tij për të bërë vaksinën.