• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Të gjithë po e prisnim/ Zbulohet sa zgjat vërtet imuniteti ndaj Co vid-it

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Aktualitet, Bota
0
Të gjithë po e prisnim/ Zbulohet sa zgjat vërtet imuniteti ndaj Co vid-it
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Tanimë kemi një përgjigje më të mirë ndaj një pyetje thelbësore në lidhje me Covid-19: Sa zgjat imuniteti? Një studimi i ri, sugjeron se pacientët e shëruar nga ko ronavirusi, kanë të ngjarë të kenë një memorie të fortë imune, që vazhdon për të paktën 8 muaj.

Dhe kjo kujtesë mbështetet në më shumë elementët sesa vetëm antitrupay. Ajo përfshin gjithashtu qelizat e bardha të gjakut, të njohura si qelizat T, dhe qelizat B që kanë një fuqi mbresëlënëse të kujtesës së tyre. Të kombinuara bashkë, këto shtresa mbrojtjeje, i japin mundësi sistemit imunitar që të njohë dhe ri-su lmojë koronavirusin, nëse ai e pushton sërish trupin, duke parandaluar kësisoj një infektim të ri.

Për të vlerësuar se sa zgjat imuniteti ndaj Covi-19 nëpër këto shtresa të ndryshme të sistemit imunitar, shkencëtarët matën se sa dhe cilat lloje të qelizave imune u rikuperuan tek pacientët me koronavirus disa muaj pasi ishin sëmurur.

“Tek shumica krijohet një reagim i madh imunitar ndaj këtij virusi, dhe kjo zgjat 6-8 muaj”- thotë Shejn Kroti, virologe në Institutin La Jolla për Imunologji në Kalifornim SHBA, njëherazi bashkëautore e studimit. Disa studime kanë sugjeruar se numri i antitrupave të krijuara nga koronavirusi që e mbrojnë trupin nga infeksioni, bie brenda disa muajve.

Por shqetësimet në lidhje me këto zbulime, mund të ulin rolin e qelizave T vrasëse, të cilat identifikojnë dhe shkatërrojnë qelizat e infektuara, si dhe qelizat ndihmëse T, që i orientojnë qelizat B se si të krijojnë antitrupa të rinj. Grupi i ekspertëve mati të dyja llojet e qelizave T, por edhe qelizat B dhe antitrupat, në mostrat e gjakut nga 185 njerëz që ishin shëruar nga Covid-19.

Gati 40 nga pjesëmarrësit dhanë shumë herë gjak, disa më shumë se 6 muaj pas sëmurjes së tyre. Kjo gjë i dha mundësi studiuesve, të vlerësojnë se si ndryshuan me kalimin e kohës reagimet imune të pacientëve.

Rezultatet e tyre, treguan se nivelet e qelizave T specifike të koronavirusit tek pacientët, ranë pak midis 4-6 muajsh, dhe më pas mbetën në nivele të qëndrueshme. Studiuesit mendojnë se ka të ngjarë që qelizat T dhe antitrupat të qëndrojnë të qëndrueshme pas 6 muajsh, pasi kjo është tipike edhe për vi ruset e tjera.

“Duhen 1 ose 2 javë që pas një infeksioni të zhvillohen antitrupat dhe reagimet ndaj qelizave T. Ato më pas rriten dhe arrijnë kulmin”- thotë Alesandro Sete, një imunolog në Institutin La Jolla. Gjithashtu, rezultatet e studimit treguan se nivelet e qelizave B tek pacientët, u rritën periudhës 1-6 mujore.

Kjo është diçka shumë pozitive, shpjegon Sete, pasi qelizat B janë burimi i antitrupave në të ardhmen. “Sapo përfundon pushtimi fillestar viral, qelizat B do të ndalojnë së luftuari, dhe për pasojë do ndalojnë së prodhuari antitrupa. Por ato janë ende atje, nëse rinis sulmi. Nëse keni një ‘ushtri në zgjerim’ të qelizave B që qarkullojnë në trup, kjo do të rigjeneronte një përgjigje të antitrupave”- thekson ai.

Sete dhe Kroti, mundën të vëzhgonin vetëm pacientët e prekur nga koronavirusi dhe të shëruar deri 8 muaj pas infektimit, pasi pandemia filloi vetëm rreth një vit më parë. Por ata mendojnë se shkalla e ngadaltë e rënies së numrit të qelizave T dhe qelizave B tek pacientët, nënkupton se ato qeliza do të ekzistojnë shumë më gjatë, sesa periudha kohore e analizuar në studim.

Qelizat e bardha të gjakut, të zhvilluara në përgjigje të viruseve të tjera, mund të qëndrojnë në trupin njeriut për vite me radhë. Për shembull qelizat T specifike kundër sëmundjes së lisë, mund t’i duhen rreth 10 vjet që t’u zhduken pas një infeksioni, ndërsa qelizat B të prodhuara për të luftuar po atë virus, rrinë aty për 60 vjet.

Qelizat T specifike për SARS-in, një tjetër koronavirus që ka 80 për qind të kodit të tij gjenetik të ngjashme me Covid-19, duket gjithashtu se ekzistojnë për një kohë të gjatë në trupin e njeriut. Por derisa shkencëtarët të kenë më shumë kohë në dispozicion për ta studiuar virusin, theksojnë Sete dhe Kroti, nuk do të ketë asnjë mënyrë për të parashikuar se sa do të zgjasë imuniteti i një personi të caktuar ndaj koronavirusit, pasi është infektuar njëherë. / Science Alert – Bota.al

Pas

Moti merr kthesën e madhe mbrëmjen e së martës, ja çfare thote meteorologia Adiola Bani

Para

E trishtë/ Prej 10 ditësh e shtruar në spital, virusi i merr jetën ish-pedagoges

Para
Nuk pyet virusi, i merr jetën shkrimtarit të njohur

E trishtë/ Prej 10 ditësh e shtruar në spital, virusi i merr jetën ish-pedagoges

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Rritet fatura e pensioneve, mbi 2 miliardë euro në 2026 për të moshuarit! Problem, skema deficitare

Rritet fatura e pensioneve, mbi 2 miliardë euro në 2026 për të moshuarit! Problem, skema deficitare

nga Fast News
21:14 | 13/09/2025
0

Emigracioni po zbraz vendin, shndërrohet në një fenomen kronik! BE dha 154 mijë leje qëndrimi në 2023-2024, një pjesë e madhe e të ikurve me kontrata pune

Emigracioni po zbraz vendin, shndërrohet në një fenomen kronik! BE dha 154 mijë leje qëndrimi në 2023-2024, një pjesë e madhe e të ikurve me kontrata pune

nga Fast News
11:29 | 13/09/2025
0

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

nga Fast News
12:16 | 12/09/2025
0

Kryesisht nga fëmijët në Greqi e Itali, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor

Kryesisht nga fëmijët në Greqi e Itali, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor

nga Fast News
09:00 | 12/09/2025
0

Recent News

Rritet fatura e pensioneve, mbi 2 miliardë euro në 2026 për të moshuarit! Problem, skema deficitare

Rritet fatura e pensioneve, mbi 2 miliardë euro në 2026 për të moshuarit! Problem, skema deficitare

21:14 | 13/09/2025
Emigracioni po zbraz vendin, shndërrohet në një fenomen kronik! BE dha 154 mijë leje qëndrimi në 2023-2024, një pjesë e madhe e të ikurve me kontrata pune

Emigracioni po zbraz vendin, shndërrohet në një fenomen kronik! BE dha 154 mijë leje qëndrimi në 2023-2024, një pjesë e madhe e të ikurve me kontrata pune

11:29 | 13/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar