Të dielën e sotme kryeministri Edi Rama e ka nisur me një mesazh urimi për të gjithë.
Teksa e quan të bekuar këtë ditë që përkon me festën e Shën Kollit, Rama iu uron një ditë të mbushur me dashuri.
Duke u nisur nga situata e pandemisë, kreu i qeverisë nuk harron të japë dhe mesazhin e rëndësishëm që duhet të tregojmë kujdes për veten dhe të afërmit.
“MIRËMËNGJES
në këtë të diel të bekuar dhjetori që përkon me festën e Shën Kollit, ju uroj një ditë me dashuri dhe kujdes për veten e të afërmit tuaj”, shkruan kryeministri Rama.