• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

Miliona njerëz u zhytën në varfëri nga pandemia, por ja kush janë 4 personat që fituan miliarda

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Bota
0
Miliona njerëz u zhytën në varfëri nga pandemia, por ja kush janë 4 personat që fituan miliarda
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Pandemia e coronavirusit pa dyshim se u ka sjellë telashe të mëdha qytetarëve në mbarë botën, por ka edhe prej atyre që ia kanë parë “hajrin” dhe janë bërë edhe më të pasur se që ishin.

Kështu disa sipërmarrës janë pasuruar, e disa të tjerë janë bërë edhe shumë më të pasur. Më poshtë do t’ju sjellim emrat e disa prej tyre që në kohën e pandemisë së C.OVID-19, kanë arkëtuar miliona dollarë pasuri.

Disa kompanive ishin në krizë të madhe, e disa u rritën dhe u bënë shumë të kërkuara dhe ky është rasti edhe i njeriut më të pasur në planetin Tokë, Jeff Bezos.

Themeluesi i Amazon, Jeff Bezos, është mbi çfarëdo kategorie. Kompania Amazon gjatë kohës së pandemisë po përparon si kurrë më parë. Çmimet e aksioneve po kërcejnë nga rekordi në rekord. Ai ishte njeriu më i pasur në botë edhe para pandemisë, por tani është bërë edhe më i pasur dhe ka në llogaritë e tij bankare hiq më pak se 160 milionë euro.

E një tjetër është edhe Elon Musk. Bëhet fjalë për njeriun që prej vitesh prodhon vetura elektrike të markës Tesla, që përdorin një teknologji tejet të avancuar. Kompania e tij Tesla ka fituar shumë nga koha e pandemisë. I lindur në Afrikën e Jugut, ky burrë nga Shtetet e Bashkuara së fundmi ka kaluar edhe Bill Gates dhe me pasurinë që aktualisht ka, vlerësohet të jetë rreth 110 miliardë euro dhe është duke shkuar hapave që ta ndjek Bezosin.

Puna nga shtëpia në kohë pandemia ka qenë një bekim për Eric Yuan. Themeluesi i platformës së komunikimit Zoom, shkoi në SHBA ngas Kina kur ishte vetëm 27-vjeç. Pas disa viteve punë në WebEx, themeloi video-platformën e tij në vitin e kaluar dhe u rrit shumë në bursën botërore. Çmimi i aksioneve të Zoom shpërtheu – dhe tani pasuria e tij neto vlerësohet të jetë rreth 16 miliardë euro.

Mbyllja e palestrave dhe kufizimi i kontakteve i kanë leverdisur John Foley. Në vitin 2013 ishte fillestar dhe tentoi të fitojë kapitalin përmes pajisjeve të tij për ushtrime fizike – sot investitorët ia kanë lakmi. Çmimi i aksioneve të kompanisë Peloton nga fillimi i aksioneve është trefishuar, dhe në mënyrë të befasishme i sollën miliarda.

Shopify është një softuer që i mundëson tregtarëve të krijojnë vetë dyqane online dhe të lidhen me kompanitë që merren me logjistikë. Tobias Lutke qëndron prapa këtij koncepti. Me prejardhje nga Koblenzi i Gjermanisë, në vitin 2002 emigroi në Kanada ku edhe filloi punën e tij nga një garazh. Shopify sot është kompania më e vlefshme kanadeze. Çmimi i aksioneve është dyfishuar nga marsi i këtij viti, pasuria e 39-vjeçarit kap shumën e 7.5 miliardë eurove.

Vaksina kundër coroavirusis që u zhvillua nga BioNtech nga Mainzi i Gjermanisë, kompani kjo që u themelua nga Ugur Sahin, e para në Evropë që fitoi miratimin për vaksinim masiv. Kjo do të thotë që Sahin që emigroi nga Turqia, jo vetëm që është bërë botërisht i njohur, por edhe u pasurua shumë. Vlera e aksioneve të tij vlerësohet se ka kaluar shifrën prej 2 miliardë eurove.

HelloFresh është një kompani që ju propozon çfarë të përgatisni për drekë dhe ju dërgon të gjitha ushqimet e nevojshme. Nga fillimi i pandemisë – fitimet neto të kësaj kompanie janë trefishuar, shitjet gjithashtu janë dyfishuar sipas një bilanci tremujor. Bashkëthemeluesi Dominik Rihter fiton nga restorantet e mbyllura dhe trendi i gatimit në shtëpi. Ende nuk është bëre miliarder – por e ka recetën për një gjë të tillë.

Pandemia dhe Amazon nuk e kanë pasuruar vetëm Jeff Bezosin por edhe MacKenzie Scott, ish-bashkëshorten e tij, e cila gjithashtu fitoi shumë falë pakos së aksioneve të tij. Tani është e para në listën e femrave më të pasura në botë – me një pasuri që vlerësohet rreth 60 miliardë euro. /Telegrafi

Pas

E diela me mot surprizë/ Mësoni si do të jetë koha sot dhe kur do të nisin reshjet e shiut

Para

Toka nuk gjen qetësi/ Tërmeti ‘tund’ Shqipërinë që në mëngjes, ja sa ishte magnituda

Para
Toka nuk gjen qetësi/ Tërmeti ‘tund’ Shqipërinë që në mëngjes, ja sa ishte magnituda

Toka nuk gjen qetësi/ Tërmeti ‘tund’ Shqipërinë që në mëngjes, ja sa ishte magnituda

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

nga Fast News
09:00 | 18/09/2025
0

Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

nga Fast News
08:30 | 18/09/2025
0

Pse jeni gjithnjë me vonesë?

Pse jeni gjithnjë me vonesë?

nga Fast News
08:00 | 18/09/2025
0

OBSH: Shqipëria boshatiset nga mjekët, çdo vit largohet një brez i sapo-diplomuar

OBSH: Shqipëria boshatiset nga mjekët, çdo vit largohet një brez i sapo-diplomuar

nga Fast News
07:30 | 18/09/2025
0

Recent News

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

09:00 | 18/09/2025
Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

08:30 | 18/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar