Nga dita e nesërme do të hyjnë në përdorim edhe testet e shpejta të anti-genit, me anë të të cilave rezultati nëse një person është i infektuar ose jo me ko ronavirus del për 30 minuta.
Epidemiologia Eugena tomini në një intervistë në Vizion Plus u shpreh se testet e shpejta do të kryheen te personat që janë në 5 ditët e para të shfaqjes së shenjave klinike.
“Epidemiologët do të vendosin kryesisht për kryerjen e testimit sipas rasteve, sipas një përkufizimi për personat që duhet të testohen, ata që janë me shenja klinike deri në ditë e pestë. Nëse janë kaluar pesë ditët, referimi është përkundrejt testit të PCR që realizohet në laboratorë”, tha Tomini.
Sipas Tominit, testet e shpejta janë shumë efektive dhe japin një dorë të mirë në menaxhimin e situatës.
“Ky test është efektiv deri në nivelin e 100%, gati me një shenjë të barabartë me PCR. Është shumë e rëndësishme që eshtë një test diganostikues, që është shumë efektiv dhe me shumë ndihmesë. Jep rezultat deri në 30 minuta. Është një ndihmesë e jashtëzakonshme.”