Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka deklaruar së fundmi se në situatën në të cilën ndodhemi, nuk duhet të flasim si politikanë por si qytetarë.
Ajo shtoi gjithashtu se një politikan e ka të vështirë të mendojë si një familjar, duke shtuar se në vendin tonë ka shumë gra që vuajnë për punë dhe fajin sipas saj e ka qeveria.
Por teksa po thoshte këto fjalë në emisionin “Tempora”, Kryemadhi bëri një gafë që ka bërë xhiron e rrjetit.
“Prindërit duhet t’i çosh e t’i marrësh nga shkolla”, tha Kryemadhi.