Deputetja e opozitës së re Rudina Hajdari ka njoftuar sot se ka fituar betejën me koronavirusin.
Lajmin e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku në një foto shfaqet në krah të mjekut Pëllumb Pipero.
Ajo u bën thirrje të gjithëve që të kujdesen për shëndetin dhe familjen pasi COVID19 nuk është një virus i lehtë.
“Doktor Pipero me dha sot lajmin e mirë se e kam mposhtur Covid19. Testi me doli negativ dhe më në fund mbas një periudhe të gjatë izolimi, do t’i rikthehem aktivitetit normal. Kemi shumë për të bërë të gjithë së bashku për të fituar mbi sëmundjen 30 vjeçare që ka kapur vendin.
Kujdesuni ju lutem për shëndetin dhe familjen sepse ky nuk është një virus i lehtë!”, shkruan deputetja.