Pas martesës me muzikantin Elgit Doda, prezantuesja Klea Huta u bë nënë për herë të parë dhe solli në jetë djalin e saj Krid.
Tanimë foshnja është 5 muajshe dhe Klea zgjedh të ndajë momente nga përditshmëria me të.
Të gjithëve iu ka rënë në sy rikthimi i saj në formë brenda një kohe shumë të shkurtër.
Ndryshimi në trup është i dukshëm edhe pse gjatë shtatzanisë moderatorja ka marrë jo pak por 19 kilogramë.
Megjithatë 16 prej tyre arriti ti hiqte që muajin e parë pas lindjes.
Por si ndodhi kjo?
E pyetur nga një ndjekës, Klea u përgjigj:
“Mendoj që është dhe gjenetike, por asgjë e jashtëzakonshme. Prej disa komplikacioneve pas lindjes, m’u desh të hiqja dorë nga buka dhe kam ngrënë vetëm supëra, lëngje të shtrydhura, gjellë pa bukë. Muajin e parë hoqa 16 kilogramë, nga 19 që mora gjithsej.”