Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ka treguar së fundmi shifrat alarmante nga koronavirusi në vendin tonë, duke bërë më pas dhe një thirrje që të gjithë të respektojnë rregullat.
Mjeku bën me dije se ditët e fundit është trefishuar numri i telefonatave për ndihmë mjekësore dhe vizitave në banesa të të prekurit me COVID19.
Brataj shton gjithashtu se është rritur numri i pacientëve në spitale dhe i vë theksin respektimit të masave për të ndaluar pasojat që mund të vuajnë të gjithë për një kohë të gjatë.
REAGIMI I PLOTE:
STOP mosrespektimit të masave!! Masat në këtë moment, nuk po respektohen mjaftueshëm! Është thënë disa herë që do të vlerësohet efikasiteti i tyre herë pas here. Tani po përballemi me efektin e hapjes së shkollave!
Ditët e fundit është trefishuar numri i thirrjeve për ndihmë mjekësore drejt 127, po ashtu numri i vizitave në banesë për të sëmurë me Còvid-19.
Është rritur numri i pacientëve drejt spitaleve! Manifestimet pa maska të ditëve të fundit, takimet zgjedhore pa respektim të distancimit fizik, janë burim i sigurt i shpërndarjes së infèksionit. Rritja në vazhdim e numrit të të infèktuarëve në ditët e fundit është rezultat i hapjes së shkollave, mos respektimit të masave të tjera, qëndrimi në lokale pa maska ku nuk ruhet distancimi fizik!
Respektimi i masave është shumë i domosdoshëm në këtë moment të pandemisë! Vetëm institucionet nuk mund t’ja dalin pa ndihmën e qytetarëve, pa bashkëpunimin tuaj!
Kujdes! Vírùsi nuk njeh kthim mbrapa. Ai dèmton, ai nuk mban radhë, ai nuk njeh moshë, ai merr jetë, ai jeton vetëm në qelizat humane, ai jeton vetëm në trupin tonë. Ndalojeni të hyjë në trupin tuaj, respektoni rregullat e higjenës, ruani distancimin fizik, mbani maskën në të gjitha ambientet!
Ndoshta shumë njerëz nuk e mendojnë si e mendoj unë, ndoshta nuk janë dakort me masat, por detyra ime është të informoj qytetarët, është të shpëtoj jetën e njerëzve!
Ndoshta do më shani sot! Nuk ka rëndësi. Shëndeti juaj është i pari, shëndeti i shqipëtarëve është i pari. E rëndësishme është të veprohet tani, sot, menjëherë! Përndryshe pasojat do ti vùajmë të gjithë dhe për një kohë të gjatë! Ruani veten, ruani familjen, ruani shoqërinë, ruani jetën! Vetëm së bashku mund t’ja dalim! Dr. Skender Brataj