Këngëtarja Bleona Qerreti në këto zgjedhje presidenciale të SHBA-ve do të jetë përkrah Donald Trump.
Lajmin e ka dhënë vetë Bleona përmes një postimi në Instagram ku nuk kursen edhe një apel për komunitetin shqiptar në SHBA që të votojë kandidatin republikan Donald Trump. Ajo lajmëron më tej se do të jetë e pranishme ditën e sotme në koncertin që mbahet në Michigan nga zëvendës presidenti Mike Pence.
“Shqiptarët në mbarë botën nuk do të harrojnë kurrë 45 vitet e pamëshirshme të komunizmit, që kanë kaluar. Për këtë arsye, ftoj te gjithe komunitetin shqiptar ne Amerike qe ne zgjedhjet e 3 Nentorit ne mënyrë unanime të mbështesin Presidentin Donald J.Trump, personin e vetëm që ka luftuar socializmin “dhëmbë për dhëmbë” për katër viter e fundit. Kam nderin t’ju ftoj të gjitëve të Enjten në dt 22 Tetor të bashkoheni me mua dhe Zv. Presidentin Mike Pence, në Waterford Township, Micigan për një festë madhështore!”- ka shkruar ajo.
Ditën e sotme, këngëtarja ka postuar në llogarinë e saj të Instagramit, e cila ka zhvilluar një takim me të Dërguarin Special të SHBA për Dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.
Postimi i Bleonës
Gjithashtu, edhe Richard Grenell ka postuar në mediat sociale një foto me këngëtaren teksa e ka quajtur “Syperylli ndërkombëtar”
“Më Bleonën, super yllin ndërkombëtarët në Detroit. Le të shkojmë, Donald Trump”- ka shkruar njeriu më i afërt i Trump./dosja.al