• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Nga sot maska me detyrim, ja kur duhet ta përdorni dhe kur mund ta hiqni (UDHËZIMI)

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Aktualitet
0
Nga sot maska me detyrim, ja kur duhet ta përdorni dhe kur mund ta hiqni (UDHËZIMI)
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga sot vendosja e maskës do të jetë e detyrueshme në çdo ambient publik dhe privat jashtë shtëpisë, dhe mosvendosja e saj do të ndëshkohet me gjobë.

Sipas rregullave të reja, maska është e detyrueshme të vendoset menjëherë sa del nga shtëpia, gjatë ecjes në shkallët e pallatit, ashensor, markete, supermarkete zyra private dhe shtetëore, institucione fetare dhe teatro, opera apo aktivitete të tjera.



Ndërsa heqja e maskës do të jetë e lejueshme vetëm brenda shtëpisë, në makinë kur jeni vetëm apo me të afërmit, apo kur ju kërkohet nga policia apo banka për verifikim të identitetit. Në rast kur maskën nuk mund ta mbani për arsye shëndetësore, këtë duhet ta provoni përmes një dokumentacioni të lëshuar nga mjeku.

KUR DUHET TË MBAHET MASKA:

a. Sa herë dilni nga shtëpia;

b. Çdo individ mbi moshën 11 vjeç;

c. Gjatë të gjithë ditës gjatë të gjithë veprimtarisë jashtë banesës;

d. Në çdo dyqan, supermarket apo aktivitet tregtar;

e. Në të gjitha mjetet e transportit publik dhe jo publik kur në to gjenden persona të tjerë përveç drejtuesit të automjetit;

f. Edhe gjatë ecjes në rrugë;

g. Gjatë qëndrimit në të gjitha vendet publike të hapura si park apo shesh;

h. Gjatë të gjithë aktivitetit të punës në zyra, të gjithë institucionet publike dhe jo publike, teatër, kinema, muze, biblioteka, etj;

i. Në hyrje dhe dalje nga banesa si dhe ashensorë;

j. Përpara dhe pas konsumit të ushqimit në bare dhe restorante;

k. Në motoçikletë kur merr një person tjetër jo anëtare të familjes;

l. Nëse jeni duke u kujdesur në shtëpi për një familjar me COVID-19;

m. Në të gjitha institucionet fetare;

n. Nga personat që e kanë kaluar SARS COV -2 për t’u mbrojtur nga shkatarët e tjerë infektivë respiratorë;

o. Në institucionet arsimore dhe ato të kujdesit shëndetësor sipas rekomandimeve të mëparshme.

KUR LEJOHET TË HIQET MASKA:

a. Nëse kërkohet për qëllime të identifikimit personal nga zyrtarët përkatës në polici, në bankë, postë, gjykatë, etj;

b. Gjatë ngrënies apo konsumimit të pijeve por në hyrje e në dalje nga baret dhe restorantet maska duhet të vendoset;

c. Gjatë proçesit të manipulimeve dentare por në hyrje e në dalje nga klinika maska duhet të vendoset;

d. Nga personat që mbajnë/drejtojnë lutjen/shërbesën/ceremoninë fetare;

e. Nga persona me humbje të dëgjimit dhe të folurit ose për personat gjatë kohës së komunikimit me ta, nëse nuk kanë mundësi të përdorin maska të posaçme (trasparente);

f. Nëse kërkohet nga stafi i dyqaneve ose marketeve përkatëse për identifikim të moshës, përfshirë blerjen e produkteve me moshë të kufizuar, siç janë duhani dhe alkooli;

g. Nga punëtorët që punojnë në ambjente të jashtme, gjatë procesit të punës kur sigurohet distance fizike jo më pak se 1.5m;

h. Nga të ftuarit në emisonet televizive me kusht që të ruhet distanca jo më pak se 1.5 metra.

KUR PËRJASHTOHET MBAJTJA E MASKËS:

a. Në të gjitha rastet kur përdorimi i maskës dëmton shëndetin sipas rekomandimit të mjekut të familjes;

b. Nga persona me sëmundje që i bëjnë të paaftë për përdorimin maskës;

c. Gjatë ushtrimit të aktiviteteve sportive;

d. Nga persona të cilët lëvizin të vetëm me biçikletë, motoçikletë apo monopatinë;

e. Kur në makinë është vetëm drejtuesi i mjetit ose persona që kanë lidhje familjare me të;

f. Në aktivitete që mund të shkaktojnë lagien e maskës, si p.sh. gjatë larjes në pishinë, liqe ose në det;

g. Në shtëpi me anëtarët e ngushtë të familjes./newsbomb

Pas

Spanja, vendi i parë i BE-së me më shumë infektime

Para

Mos dilni nga shtëpia pa parë parashikimin! Moti merr kthesën e papritur

Para
Nuk kanë fund surprizat e motit, ja çfarë pritet në ndodhë në Tetor

Mos dilni nga shtëpia pa parë parashikimin! Moti merr kthesën e papritur

Të Gjitha

100 milionë dollarë nga hiçi, si një skemë mashtrimi shkatërroi besimin e investitorëve?

100 milionë dollarë nga hiçi, si një skemë mashtrimi shkatërroi besimin e investitorëve?

nga Fast News
10:37 | 18/05/2025
0

Austria triumfon në Eurovision 2025, Shqipëria në vendin e 8-të

Austria triumfon në Eurovision 2025, Shqipëria në vendin e 8-të

nga Fast News
10:29 | 18/05/2025
0

Lufta tregtare, Trump: Brenda 3 javëve i tregojmë çdo vendi sa do paguajnë për të bërë biznes me SHBA

Lufta tregtare, Trump: Brenda 3 javëve i tregojmë çdo vendi sa do paguajnë për të bërë biznes me SHBA

nga Fast News
11:49 | 17/05/2025
0

Nga Riadi në Tiranë, mbi 200 miliardë dollarë vlera e marrëveshjeve të firmosura, përfiton edhe Shqipëria

Nga Riadi në Tiranë, mbi 200 miliardë dollarë vlera e marrëveshjeve të firmosura, përfiton edhe Shqipëria

nga Fast News
11:45 | 17/05/2025
0

Recent News

100 milionë dollarë nga hiçi, si një skemë mashtrimi shkatërroi besimin e investitorëve?

100 milionë dollarë nga hiçi, si një skemë mashtrimi shkatërroi besimin e investitorëve?

10:37 | 18/05/2025
Austria triumfon në Eurovision 2025, Shqipëria në vendin e 8-të

Austria triumfon në Eurovision 2025, Shqipëria në vendin e 8-të

10:29 | 18/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar