Një ngjarje jo shumë e këndëshme ka ndodhur sonte ku ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj është i ftuar në emisionin ‘Java në RTSH’.
Lleshaj mësohet se ka urdhëruar me anë një të mesazhi telefonik që u ka shkuar të gjithë policëve, që këta të fundit të jenë para ekranit në këtë orë dhe ta ndjekin.
‘Sonte në ora 20:30, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj do të jetë i ftuar në #Java në #Rtsh me Preç Zogajn dhe Lorenc Vangjelin.’-ky është mesazhi që u ka dërguar policëve Lleshaj.