Pas një shkrimi të analistit Baton Haxhiu që mbante titullin “Presidenti që ndihet emigrant”, ka ardhur dhe reagimi i zëdhënësit të Ilir Metës, Tedi Blushi.
Ky i fundit i drejtohet Haxhiut me tonë të ashpra, duke u shprehur se ai është gati të shesë gjysmën e Kosovës për një vilë në Palasë.
“Batonoviç, ti për një vilë në Palasë je gati jo vetëm të shesësh gjysmën e Kosovës, por mezi pret t’ja dhurosh Serbisë, edhe Tiranën e Sheshin e Flamurit në Vlorë”, shkruan zëdhënësi i Metës, ndërsa shton se për të shkuar më shpejt te vila në Palasë, analisti po lobon për ndërtimin tunelit të Llogarasë.
“Batonoviç, ti për një vilë në Palasë je gati jo vetëm të shesësh gjysmën e Kosovës, por mezi pret t’ja dhurosh Serbisë, edhe Tiranën e Sheshin e Flamurit në Vlorë.
Madje për të shkuar sa më shpejt tek vila në Palasë, ke kohë që lobon për tunelin e Llogarasë, që të mos kalosh nga rruga që ndërtoi Kryeministri Meta.
Hapi sytë katër Batonoviç dhe lexo të dhënat zyrtare e “European Asylym Support Office” për shpopullimin dramatik të Shqipërisë, që ka shkaktuar me keqqeverisjen e tij, sivëllai i padronit tënd në Beograd:
Një krahasim për intensitetin e azilkërkuesve për 1000 banorë të vendit tonë me vendet e rajonit.
Shqipëria ka një numër azil kërkuesish për periudhën 2-vjeçare, korrik 2018 – korrik 2020, rreth:
18.4 herë më të lartë se Bosnja
17.4 herë më të lartë se Mali i Zi
12 herë më të lartë se Serbia
5.1 herë më të lartë se Maqedonia e Veriut, 3.9 herë më të lartë se Kosova
Nëqoftëse në 1000 banorë sot emigrojnë në Bashkimin Europian,
Nga Shqipëria emigrojnë 12 PERSONA
Nga Kosova 3.3 persona
Nga Maqedonia e Veriut 2.3 persona
Nga Serbia 1 person
Nga Mali i Zi 0.7 persona
Nga Bosnja Hercogovina 0.6 persona
Pjesa më e madhe e atyre që po ikin janë TË RINJ. Hapi sytë katër Batonoviç! Kjo është FATKEQËSI KOMBËTARE! Shqipëria dhe Kosova kanë pasur burra që i kanë mbrojtur dhe do t’i mbrojnë në çdo kohë interesat kombëtare. Për këtë të jesh i sigurtë ti, padroni, punëdhënesi dhe pagatorët e ty shqipfolës”, shkruan Tedi Blushi, zëdhënës i Presidentit Meta.