Pas infektimit të Presidentit Trump dhe zonjës së parë, Melani Trump një tjetër figurë e rëndësishme e Shtëpisë së Bardhë është infektuar. Bëhet fjalë për sekretaren e shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany, e cila ka njoftuar se ka rezultuar e infektuar.
Këto deklarime McEnany i ka bërë në rrjetin social Twitter, ndërsa ka shtuar se për momentin, nuk ka ndonjë simptomë.
Sekretarja është të paktën personi i njëmbëdhjetë që ka dalë së fundmi pozitiv për virusin dhe kanë qenë afër presidentit amerikan, Donald Trump.
Ndërkohë Zonja e parë e SHBA-ve, Melania Trump, e cila rezultoi pozitive pak ditë më parë, ka reaguar mbi gjendjen e saj shëndetësore duke thënë se se “ndihet mirë dhe do të vazhdojë të pushojë në shtëpi”.
Ajo gjithashtu falënderoi stafin mjekësor dhe kujdestarët dhe tha se po lutej për ata që preken nga virusi.
“Familja ime është mirënjohëse për të gjitha lutjet dhe mbështetjen! Ndihem mirë dhe do të vazhdoj të pushoj në shtëpi. Faleminderit stafit mjekësor dhe kujdestarëve kudo dhe lutem vazhdimisht për ata që janë të sëmurë ose kanë një anëtar të familjes të prekur nga virusi”, shkruan ajo në rrjetet sociale.