Pas përplasjes me Halit Valterin sot jashtë parlamentit, ka folur dhe deputeti i PS Damian Gjiknuri.
Ai tha se nuk bëhet fjalë për një kërcënim, por deklaratat e të dyve janë qëndrime politike.
Sipas Gjiknurit nuk ka arsye që të ndodhë një gjë e tillë, edhe pse për pak sherri desh degradoi në konflikt fizik.
“Janë gjëra krejt ordinere, unë gjerat i shpreh publikisht janë gjëra politike, asgjë personale, pse duhet ta kërcënojë unë Valterin? Deputetët dhe komunikojnë, unë nuk jam këtu të merrem me të. Çdo parti ka qëndrime e tij politike, më vjen keq që debati i rëndësishëm për ligjin të kalojë nën gjëra personale. Unë akuza personale i kam dëgjuar nga të gjithë.
Unë nuk merrem me historinë çfarë më tha e çfarë i thash. Disa njerëz janë mërzitur me ndryshimet e Kodit Zgjedhor dhe nuk dinë të kontrollojnë emocionet e tyre”, tha Gjiknuri mes të tjerave.