Ditën e sotme ka folur Nush Pepaj, babai i Klement Pepajt, njëri prej të rinjve që u zhdukën në Malësinë e Madhe.
Ai shprehet se nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e të birit dhe shprehet se ai i ka thënë se do të dilte për kafe, mirëpo nuk është kthyer më.
I shoqëruar nga bashkëshortja Gjelina Pepaj, Nush Pepaj është shprehur se djali nuk i kishte folur për ndonjë problem, por sipas banorëve të fshatit Vrith, i riu kishte të bënte me punë droge.
Tre të rinjtë, Vilson Çutaj dhe Klement e Daniel Pepaj janë të afërm me njërit-tjetrin dhe dyshohet se janë konfliktuar për parcelat e drogës.
“Nuk dimë asgjë për ta. Policia ka bashkëpunuar me ne. njëri është djali im, tjetri djali i dajës. Sipas tjerve, kanë qenë në Razëm. Unë me djalin kam komunikuar vazhdimisht, ndoshta ka pasur konflikte po s’mi ka shfaqur mua.
Ne nuk kemi ditur gjë vetëm kur ka ardhur policia në 3 të natës. Atë natë nuk kishim as drita. Pyetën ku është Keli, pamë dhe nuk ishte aty. Na thërritën në rajon të policisë. Ne nuk dinim asgjë.
Ne jemi të afërm. Klementi ka ardhur para një viti se ka qenë në Francë, ka punuar në një kioskë të vogël në Razëm. Kam frikë mos e ka implikuar njeri me ndonjë problem. Sipas versionit, i kanë thënë disa bashkëfshatarë policisë se kanë asur probleme drogës.
Sipas politikës, djali i axhës është parë me armë. Këto janë thjesht thënie, unë nuk e di të vërtetën se nuk kam qëllime konfliktesh.
Jo se nuk ka bashkëpunuar policia me ne po i kërkoj Ministrit të Brendshëm që të vërë në dispozicion gjithcka që ti sjellë kufomat tek shtëpia”, tha Nush Pepaj për mediat.