Kapobanda i lagjes Çole në Vlorë gjatë trazirave të vitit 97’, Myrteza Çaushi, i njohur dhe si Zani ka dalë sërish në skenë.
Mësohet se në datën 29 shtator, ai ka bërë një tjetër kërkesë në Gjykatën e Korçës.
Kësaj rradhe ai pretendon se juristët i kanë ngatërruar vitet e qëndrimit në burg dhe kërkon që ti llogariten sërish.
Sipas Zani Çaushit, ai ka bërë deri më tani 31 vite burg dhe jo 25.
Aktualisht çështja është rregjistruar në gjykatën e Korçës dhe gjyqtar për gjykimin e kësaj kërkese mësohet të jetë përzgjedhur Ervin Sulaj, i cili do të përllogarisë vitet e burgut të Myrteza Çaushit.
Kujtojmë se dhe në muajin korrik, Zani Çaushi kërkoi lirimin me kusht, para togave të zeza.
Por, më vonë ai u tërhoq nga kjo kërkesë, duke pranuar që të vuajë përjetë dënimin në burgun e Drenovës.