Hera e parë e abuzimit ka ndodhur në vitin 2018.
Adoleshentja është shprehur se për shkak të presionit dhe frikës se i moshuari do i tregonte familjarëve, ka qenë e detyruar të mos tregojë.
Ndër të tjera në kërkesë thuhet se Klajdi Poci është personi që e ka kërcënuar me videot dhe ka kryer vetëm një herë marrëdhënie seksuale me të.
Sipas dëshmive që kanë dhënë, rezulton se tre të pandehurit kanë qenë kontradiktorë me njëri-tjetrin përsa i përket abuzimit.
Vetë vajza fajëson Dogën, ndërsa ky i fundit drejton gishtin për nga të pandehurit e tjerë.
I moshuari pretendon se herën e parë që e ka marr në shtëpi, vetëm e ka prekur, dhe shton se kanë qenë dy të rinjtë që kanë abuzuar me vajzën dhe i kanë bërë video intime, të cilat Abaz Doga ia ka blerë dy të miturve për shantazh.
Ndërsa i pandehuri Klajdi Poci është shprehur se ka kryer disa herë marrëdhënie seksuale me vajzën por videot i ka bërë Doga.
Ndërkohë dy të miturit e tjerë të pandehur, kanë deklaruar se Abaza Doga i ka bërë presion vajzës që të shkonte me ta. Dy shokët kanë filmuar aktin në video.