Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Jam biznesmen i fuqishëm do t’ju shkatërroj, policë k**a”, si u kërcënuan efektivët, zbulohet historia tronditëse gjatë karantinës

nga Aurora Sulçe
6 years më parë
në Të gjitha
0
“Jam biznesmen i fuqishëm do t’ju shkatërroj, policë k**a”, si u kërcënuan efektivët, zbulohet historia tronditëse gjatë karantinës
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Shumë qytetarë u përplasën me policinë gjatë kufizimit të lëvizjes së lirë. Bëhet fjalë për ata shtetas që u vendosën përballë gjobitjes apo bllokimit të makinave sapo konstatoheshin në rrugë pa një autorizim. Por përtej numrit të të gjobiturve që u kthyen në një ritual në muajt mars-prill, prokuroria ka mbyllur hetimin për dy nga “kundërshtarët” e policisë gjatë koronavirusit, njëri prej të cilëve u premtoi atyre se do t’i fluturonte nga puna. Sipas një burimi të sigurt të Gazeta Si, dy vëllezërit nga Tirana u morën si të pandehur në përfundim të hetimeve, pak muaj pasi një postbllok anti covid u kundërshtua prej tyre me të shara e mallkime.

Burimet sqarojnë se D. H 41 vjeç dhe i vëllai G.H 46 vjeç, u identifikuan duke qarkulluar në datën 14 mars në afërsi të Mjull Bathores. Për ata që nuk e mbajnë mend, ato ishin ditët e mbylljes dhe karantinimit të shoqërisë sipas urdhërave që i zinin vendin njëra tjetrës. Por dy vëllezërit në çastet e para, sipas dëshmive të policëve, ishin të qetë dhe të edukuar ndaj çdo kërkese që njëri nga policët drejtonte në adresë të makinës BMV. Madje shoferi ka treguar edhe autorizimin që i jepte të drejtë për të lëvizur.

Por brenda një minute panorama e qytetarit model dhe e policëve model është përmbysur, pikërisht kur njëri nga policët ka kërkuar më pas identitetin e pasagjerit në automjet. “Po zotëria në makinë kush është?” pyeti polici.

Kaq ka mjaftuar që shoferi të nxehet dhe t’ju kërkojë llogari efektivëve për detyrën. Madje edhe ai nga ana e tij ka kërkuar identifikimin e policëve dhe po ashtu shkaqet se përse kërkonin kaq shumë të dhëna. Të dy policët që u konfliktuan kanë lexuar urdhërat për kufizimin e lëvizjes anticovid dhe njëkohësisht kanë vënë ndërkohë në dijeni sallën operative, ndërsa shoferi i nxehur teksa i ka dhënë gaz makinës ka sharë “do tju q… robt, policë kurva”. Sipas asaj që shkruajnë në raport shërbimi policët, patrullat u vunë në ndjekje të tyre duke i bllokuan pranë rreth rrotullimit në afërsi të TEG si dhe duke i arrestuar jo për fjalor të papërshtatshëm, por për kundërshtim të policisë.

Por njëri prej tyre, shtetasi D. H ka vazhduar t’i ofendojë policët madje i ka paralajmëruar ata “ ju as që e keni idenë se kush jam unë, do më shikoni çfarë do ju bëj. Jam biznesmen i fuqishëm do t’ju shkatërroj, do t’ju fluturoj nga puna policë k..a”.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Edhe policët e Farkës kur kanë parë një grup kolegësh që po fusnin në komisariat dy njerëz të irrituar kanë dëgjuar sharje pa fund dhe sic thonë ata në procesverbal edhe kanosje.

Dëshmia

Por të kundërtën pretendojnë dy vëllezërit që u morën nën hetim për kundërshtim të forcave policore. Shoferi deklaron se iu bindën policisë kur lëshoi sinjal për të ndaluar. D.H shton sipas burimeve të gazetës Si se “iu lashë në dorë autorizimin siç e kërkuan. Por policët kërkuan edhe të vëllait. Iu tha që nuk e kishte, por punonte në një kompani dhe nëse e donin, të kthehej ta merrte. Sidoqoftë ata i panë letrat dhe na dhanë shenjë të largoheshim. Kur ndeza makinën për tu larguar dëgjova njërin nga policët që na shau. Atëherë xhirova gomat dhe i shava edhe unë”.

Por ky qëndrim shikohet disi i sajuar nga prokurorët që administruan edhe njoftimin në sallën operative të grupit policor, i cili njoftoi në radio për situatën. Dy policët G.B dhe I.F nga ana e tyre insistojnë se e filluan patrullimin në perimetrin Mjull Bathore, Farkë në Tiranë sipas instruktazheve të shefave bazuar në urdhërin e emergjencës civile për shkak të Covid-19.

Pas

“Do fejohej, por…çupa si të dojë, unë s’e mbaj me zor”, shokon me deklaratën babai i vajzës që p*rdhunua nga krushku në Pogradec

Para

Plas sherri në mes të Durrësit, njërit i ngulet thika në qafë dhe…

Para
Aksident i rëndë në Himarë/ Ndërron jetë një person, plagosen 2 të tjerë

Plas sherri në mes të Durrësit, njërit i ngulet thika në qafë dhe...

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Studimi: Antibiotikët mund të ndryshojnë mikrobiomën e zorrëve deri në 8 vite pas përdorimit

Studimi: Antibiotikët mund të ndryshojnë mikrobiomën e zorrëve deri në 8 vite pas përdorimit

nga Fast News
12:16 | 16/03/2026
0

Rritja e çmimit të naftës, studimi i Altax: Pritet të shtrenjtohen produktet e tjera, do të ndikojë tek konsumi

Rritja e çmimit të naftës, studimi i Altax: Pritet të shtrenjtohen produktet e tjera, do të ndikojë tek konsumi

nga Fast News
11:13 | 16/03/2026
0

10 gjërat e përbashkëta të njerëzve të shëndetshëm

10 gjërat e përbashkëta të njerëzve të shëndetshëm

nga Fast News
11:00 | 16/03/2026
0

Eurostat, 24% e familjeve shqiptare nuk paguajnë në kohë faturat dhe qiranë

Eurostat, 24% e familjeve shqiptare nuk paguajnë në kohë faturat dhe qiranë

nga Fast News
10:17 | 16/03/2026
0

Recent News

Studimi: Antibiotikët mund të ndryshojnë mikrobiomën e zorrëve deri në 8 vite pas përdorimit

Studimi: Antibiotikët mund të ndryshojnë mikrobiomën e zorrëve deri në 8 vite pas përdorimit

12:16 | 16/03/2026
Rritja e çmimit të naftës, studimi i Altax: Pritet të shtrenjtohen produktet e tjera, do të ndikojë tek konsumi

Rritja e çmimit të naftës, studimi i Altax: Pritet të shtrenjtohen produktet e tjera, do të ndikojë tek konsumi

11:13 | 16/03/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora