• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“E pashë me sytë e mi” Dëshmia tronditëse e babait të vogëlushit që u shtyp nga ambulanca në Kakavijë: E hodhi 30 metra tutje

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Të gjitha
0
“E pashë me sytë e mi” Dëshmia tronditëse e babait të vogëlushit që u shtyp nga ambulanca në Kakavijë: E hodhi 30 metra tutje
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Babai i 10-vjeçarit Samuel Ndoji që humbi jetën pasi u shtyp nga ambulanca në Kakavijë më 15 gusht ka dhënë një dëshmi tronditëse.

Ai ka folur për herë të parë për tragjedinë që përfshiu familjen e tij teksa prisnin të kalonin drejt Greqisë.





Nik Ndoji ka deklaruar për Neës24 se e ka parë me sy të gjithë skenën kur ambulanca ka shtypur të birin, e ka hedhur 30 metra larg dhe më pas ka shkelur me të dyja rrotat e krahut të majtë mbi vogëlushin.

Babai shton se ambulanca ka qenë me shpejtësi të madhe dhe se djali i tij kishte zbritur nga makina prej vapës dhe në momentin që është përplasur për vdekje ka qenë në vijën ndarëse të rrugës.

Prej sa ditësh ishit në Shqipëri para ngjarjes?

Ne më 1 gusht kishim ardhur në Shqipëri për të nxjerrë pasaportat. Nxorëm pasaportat dhe u nisëm për udhëtim dhe na ndodhi ajo që shpresoj të mos i ndodhë asnjë njeriu tjetër.

I kishit marrë masat e duhura, e dinit që do rrinit me ditë të tëra në pritje?

Na kishin thënë që ka trafik por jo aq sa gjetëm, 10 km trafik.

I kishit marrë masat sa i përket tamponit?

Në atë moment që do kalonim ne nuk kërkohej tampon, por një aplikim. Atë e kishim bërë. Për tamponët nuk ishim të detyruar që na gjeti ajo fatkeqësi.

Si ishte situata para se të ndodhte tragjedia?

Atmosfera ishte papërballueshme. 24 orë fëmijët në makinë. As ushqime, gjëra nuk kishim, vapë e madhe. Një gjë që nuk përballohej dot për aq kohë. Policia vinte vërdallë, ambulanca kishte plot se çfarë bënin, ca shkonin, ca iknin. Ne nuk dinim asgjë më tepër.

Si jetuat brenda një makine, ku kryenit nevojat personale?

Ku t’i kryenim, atje asgjë nuk kishte. Njeriu niset për një udhëtim por llogarit 10-12 orë do shkojë në destinacion. Ishte çdo gjë e papërballueshme në atë mes.

Sa vite keni në Greqi?

Unë kam 20 vjet emigrant.

Çdo gusht kështu udhëtoni?

Jo, mund të kishte 4-5 orë trafik, 7 e shumta. Vetëm këtë vit u bë ky trafik i paparë. I llogarisnim planet tona për aq orë por për 3 ditë që kemi qëndruar nuk i përballon dot nevojat e tua, asnjëherë.

Çfarë problemesh kishit ju?

Vapa në radhë të parë, vend për të lëvizur nuk kishte, nuk kishte një hije, ku të qëndroje. Si bagëti që lëshohen në mal ashtu ishim dhe ne të gjithë atje.

Në çfarë date jeni nisur nga Lezha për Kakavijë?

Unë jam nisur në datën 14 në orën 4 të mëngjesit dhe kam mbërritur nga ora 10 e paradites. Nga momenti tragjik mbaj mend që çuni ishte përbri makinës dhe vinte një ambulancë me shpejtësi të madhe dhe në momentin që e kam parë ambulancën mund të ketë qenë larg, goxha larg, dhe skam arrit as ti thirr çunin, tja nxjerr emrin nga goja mos lëviz dhe rri atje.

Pasi e goditi dhe e gjuajti  30 metra larg e shtypi me të dyja rrotat e krahut të majtë mbi çunin.

Ku ishte djali:

Po të gjithë njerëzit ishin jashtë makinave për shkak të vapës. Neve po rrinim, fëmija filluan të lexonin rrugës, për të kaluar orën. Ato hynë në makinë dhe lexonin libra kur një moment çuni kishte dalë nga makina dhe po rrinte jashtë makinës. Ai ka qenë në vijën ndarëse të rrugës ku po udhëtonte ambulanca. Djali ka qenë në vijën ndarëse nga makina ime.

Çdo gjë e kemi parë me sytë tonë. Unë nuk e vërtetoj këtë gjë. Njerëzit thonë se nuk kishte të sëmurë brenda. Njerëzit thonë se merrte njerëz brenda dhe i nxirrte në doganë. Unë se vërtetoj dot këtë veprim si kam parë me sytë e mi  a kishte apo skishte njerëz brenda ambulanca.

Shoferi ka zbritur, unë se kam parasysh, nuk e di kush ishte. Ishte ai që e çoi çunin te spitali apo ishte tjetër.

 

Pas

“Kjo është Shqipëria që ju pret” Habit Braçe, ja video që shpërndan: Meta kryeministër dhe ministër i Brendshëm

Para

Sot 19 vite nga sulmi i 11 shtatorit/ Ambasada Amerikane jep mesazhin e fuqishëm, ja kujt i drejtohet

Para
Sot 19 vite nga sulmi i 11 shtatorit/ Ambasada Amerikane jep mesazhin e fuqishëm, ja kujt i drejtohet

Sot 19 vite nga sulmi i 11 shtatorit/ Ambasada Amerikane jep mesazhin e fuqishëm, ja kujt i drejtohet

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

nga Fast News
09:30 | 20/08/2025
0

Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

nga Fast News
09:00 | 20/08/2025
0

Ligji i ri për administratën publike, pakësohen institucionet e varësisë

Ligji i ri për administratën publike, pakësohen institucionet e varësisë

nga Fast News
08:30 | 20/08/2025
0

Metodat më kreative për të kursyer para

Metodat më kreative për të kursyer para

nga Fast News
08:00 | 20/08/2025
0

Recent News

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

09:30 | 20/08/2025
Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

09:00 | 20/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar