• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Rrezikojmë dështimin e rradhës” Eksperti Dasho bën deklaratën e fortë për vaksinën e gripit: Ja cilat janë arsyet

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Aktualitet
0
“Rrezikojmë dështimin e rradhës” Eksperti Dasho bën deklaratën e fortë për vaksinën e gripit: Ja cilat janë arsyet
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Pas deklaratave të Ministrisë së Shëndetësisë për vaksinimin falas të popullatës për gripin sezonal si masë parandaluese për COVID19, ka ardhur dhe reagimi i ekspertit të shëndetit publik, dr.Erion Dasho.

Ky i fundit ka ngritur shqetësimin në rrjetet sociale se Komiteti Teknik dhe Ministria e Shëndetësisë nuk kanë një plan konkret dhe strukturat e duhura shëndetësore për të siguruar që këto vaksina do ti bëhen qytetarëve dhe nuk do të ngelet stok sikurse ndodhi me vaksinën kundër gripit të derrit.

Sipas Dashos, në momentin kur ne nuk e menaxhojmë dot vaksinën është më mirë që këto para të investohen për aspekte të tjera të shëndetësisë sikurse është blerja e sa më shumë tamponëve.

POSTIMI I PLOTE:

VAKSINA PËR GRIPIN SEZONAL: PO, POR SI?!

Prej disa javësh është duke u folur për mundësinë e ofrimit të vaksinës për gripin e stinës falas për gjithë popullatën. Ndërsa kjo masë do të ndihmojë për të ulur ndjeshëm impaktin e gripit mbi shëndet duke shmangur qarkullimin e njëkohshëm të COVID, gripit dhe viruseve të stinës, mbeten disa pikëpyetje jo të parëndësishme:

Së pari, a është e mundur të vaksinohen 2.8 milionë shqiptarë brenda disa javëve?

Kjo kërkon një zinxhir logjistik të përsosur, personel mjeksor të trajnuar dhe popullatë të sensibilizuar për të përmendur vetëm tre parakushtet më të rëndësishme. Duke qënë se këta tre faktorë kanë qënë arsyet e dështimit të përgjigjes shqiptare ndaj COVID, duket e pamundur që ministria dhe komiteti të bëjnë për disa javë, atë që nuk bënë dot me COVID për gati 9 muaj.

Së dyti, a është menduar për llojin e vaksinës që do të blihet?

Në media dhe rrjetet sociale kanë qarkulluar prej kohësh informacione jo-zyrtare mbi pamundësinë e ministrisë për të blerë vaksina cilësore. Çdo përpjekje për të fituar besimin e publikut (shih pikën pararendëse) duhet të nisë nga transparenca. Përsëri këtu biem në një fushë të minuar të njohur. Mënyra se si është trajtuar epidemia nga COVID në Shqipëri është shembulli më i keq i transparencës.

Së treti, a është kosto-efektive të blihen vaksina gripi?

Dihet se ministria dhe shteti shqiptar nuk notojnë në para! Mungesa e parave mund të jetë një nga arsyet pse numri i testeve që ofron sektori publik në Shqipëri lundron në ujëra afrikane. Para se të mendohet blerja e 2.8 milionë vaksinave të cilat rrezikojnë të mbeten stok për shkak të paaftësisë për t’i administruar apo për t’i mbushur mendjen publikun për dobinë e tyre, a mos duhen menduar rrugë shumë më efektive për të përdorur këtë financim?! Rritja e numrit të testeve, pajisja e spitaleve rajonale me aparate CPAP dhe BiPAP, furnizimi i mjekëve të familjes me puls-oksimetër do të ishin shembuj të ndërhyrjeve alternative të cilat ka gjasa të jenë më kosto-efektive se sa vaksinimi për gripin sezonal.

NË SE MINISTRIA DHE KOMITETI NUK ZGJIDHIN TË GJITHË HALLKAT E MËSIPËRME, VAKSINIMI KUNDËR GRIPIT RREZIKON TË KTHEHET NË DËSHTIMIN E RADHËS!

SHEMBUJT NUK MUNGOJNË. PARA 10 VJETËSH, MIJËRA VAKSINA KUNDËR GRIPIT TË DERRIT U BLENË DHE SKADUAN! FATKEQËSISHT, NË 10 VJET SISTEMI YNË I SHËNDETIT PUBLIK KA BËRË PAS DHE JO PARA…

VAKSINIMI ËSHTË GJITHMONË NJË MASË E DOBISHME E SHËNDETIT PUBLIK, POR EDHE MASAT MË TË MIRA E HUMBIN EFEKTIVITETIN E TYRE NË DUAR TË PAAFTA!

UROJ QË GABIMET E 9 MUAJVE TË BËHEN SË FUNDI MËSIM!

Pas

Historia tronditëse/ Si abuzoi fqinji me vajzën 5-vjeçare, babai rrëfen detajet e tmerrshme: Kishte shenja

Para

Tre pasoja shumë të frikshme që do t’ju bëjnë të mendoni dy herë para se të hiqni qimet në pjesët intime. E fundit është me të vërtetë e tmerrshme

Para
Tre pasoja shumë të frikshme që do t’ju bëjnë të mendoni dy herë para se të hiqni qimet në pjesët intime. E fundit është me të vërtetë e tmerrshme

Tre pasoja shumë të frikshme që do t’ju bëjnë të mendoni dy herë para se të hiqni qimet në pjesët intime. E fundit është me të vërtetë e tmerrshme

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Kinezët zhytet në fund të Oqeanit Paqësor, zbulojnë një nga sekretet e mëdha

Kinezët zhytet në fund të Oqeanit Paqësor, zbulojnë një nga sekretet e mëdha

nga Fast News
08:30 | 12/09/2025
0

Kabineti “Rama 4”, lundrimi i provës drejt Integrimit

Kabineti “Rama 4”, lundrimi i provës drejt Integrimit

nga Fast News
08:00 | 12/09/2025
0

Edi Rama zbulon emrat e ministrave të kabinetit të ri qeveritar

Edi Rama zbulon emrat e ministrave të kabinetit të ri qeveritar

nga Fast News
15:57 | 11/09/2025
0

Të huajt investojnë në blerje banesash, 34% e totalit të investimeve të huaja në këtë drejtim

Të huajt investojnë në blerje banesash, 34% e totalit të investimeve të huaja në këtë drejtim

nga Fast News
10:30 | 11/09/2025
0

Recent News

Kinezët zhytet në fund të Oqeanit Paqësor, zbulojnë një nga sekretet e mëdha

Kinezët zhytet në fund të Oqeanit Paqësor, zbulojnë një nga sekretet e mëdha

08:30 | 12/09/2025
Kabineti “Rama 4”, lundrimi i provës drejt Integrimit

Kabineti “Rama 4”, lundrimi i provës drejt Integrimit

08:00 | 12/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar